Google ADS

Tri kafe në ditë i pastrojnë arteriet dhe na mbrojnë nga sulmet e zemrës

23:04 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Konsumimi i tri kafeve në ditë na ndihmon t’i pastrojmë arteret, thotë studimi i ri.

Shkencëtarët e Universitetit të Sao Paulos kanë zbuluar se ata që pinë shumë kafe në përditshmëri kanë më pak depozita kalciumi në valvulat aortite në zemrat e tyre, transmeton Telegrafi.

Autorja e këtij studimi, Andreia Miranda, thotë se përmes hulumtimeve kanë zbuluar se kafja dukshëm e zvogëlon kalcifikimin koronar.

Ndonëse sa më shumë kafe të pini aq më shumë ka efekte të mira, ekspertët në anën tjetër paralajmërojnë se më shumë se tri kafe në ditë janë të pashëndetshme.

Vlen të ceket se shkencëtarët nuk e dinë ende saktësisht se cili përbërës i kafes po e përmirëson shëndetin e zemrës – mund të jetë kafeina, por edhe vetitë tjera antioksiduese të kësaj pije.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme