Të gjithë e dinë se një dietë e pasur me pemë dhe perime sjell efekte të mira në shëndet, e gjithashtu edhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe ushtrimet e rregullta.
Sidoqoftë, njerëzit shpeshherë harrojnë se disa ushqime janë tejet të shëndetshme, dhe duhet t’i përdorin ato kur përgatitin ushqim.
Më poshtë ju sjellim disa erëza të cilat çdo person duhet t’i ketë në kuzhinën e vet sepse i luftojnë alergjitë, dhimbjet e ndryshme dhe e parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Shafrani
I njohur si ‘ari indian’, shafrani ka veti të fuqishme mjekësore të cilat i eliminojnë substancat e dëmshme nga trupi. Më e rëndësishmja, shafrani e përmirëson funksionin e trurit dhe i parandalon sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e artritit, Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.
Kanella
Kanella është më e zakonshmja për përgatitjen e ëmbëlsirave, por faktikisht ndihmon në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kanella është e mirë edhe në reduktimin e kolesterinës, dhe çdo njeri duhet ta përdorë sepse ndihmon në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës dhe helmimit nga ushqimi.
Xhenxhefili
Në mënyrë të ngadaltë e stimulon sistemin tretës, e shfrynë barkun dhe e largon dhimbjen gastrike. Veç këtyre, xhenxhefili ka edhe efekte antibakteriale dhe qetësuese.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare