Google ADS

Tre ushqime që kur konsumohen në sasi të mëdha bëjnë dëm

17:42 | 4 Maj 2021
Trina Galanxhi

Nga dëshira për të konsumuar sa më shumë ushqime të shëndetshme, në mënyrë që të forcojmë imunitetin, mund të ndodhë që edhe e teprojmë.

Nutricionistët këshillojnë që këto tre ushqime janë shumë të shëndetshme, por nëse nuk i hani në sasi të tepërt, transmeton portali arbresh.info

Karrota

Ky perim është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, fibrave dietike dhe disa vitaminave dhe mineraleve. Sidoqoftë, konsumi i tepërt mund të sjellë efekte anësore të caktuara, të cilat ndodhin për shkak të shumë beta-karotenit, molekulës përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotave dhe pararendësit të vitaminës A.

Uji

Megjithëse kemi dëgjuar shumë herë se marrja e pamjaftueshme e ujit mund të jetë e dëmshme për shëndetin, as ekzagjerimi me të nuk është i mirë. Uji i tepërt mund të shkaktojë konfuzion, çorientim, dhimbje koke, të përziera dhe të vjella. Mund të çojë gjithashtu në një rënie të natriumit në gjak, në nivele që veshkat nuk mund të përpunojnë më, transmeton portal arbresh.info

Rrepa e kuqe

Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Sidoqoftë, në kombinim me mishin e kuq, nitratet që gjenden në panxhar formojnë nitrosamina, duke çuar në një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë. Kjo është arsyeja pse nutricionistët rekomandojnë të konsumohen maksimumi dy rrënjë panxhari në ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme