Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin.
Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë.
Në artikullin më poshtë, do të mësoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti.
Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të patur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.
Redukton Tensionin e Lartë
Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.
Ndihmon Sistemin e Tretjes
Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.
Përthithja e kalçiumit dhe magnezit
Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.
Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gjak
Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksioninin e saj.
Vaji i ullirit konsiderohet si produkti më i mirë në parandalimin e problemeve me zemrën.
Vaji i ulliri ndihmon në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak ndërsa përmirëson nivelin e pehazhit në trup.
Parandalon plakjen, rinon lëkurën
Përdorimet e vajit të ullirit në industrinë e kozmetikës janë gjithashtu të rëndësishme.
Si një antioksidant i fortë, vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e plakjes, trajtimin e rrudhave si dhe mbajtjen e një lëkurë të freskët dhe elastike.
Ku të gjeni vaj ulliri cilësor
Nëse keni dyshime për vajin e ullirit që gjeni nëpër markete, zgjidhja më e mirë do të ishte që t’u drejtoheni fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit.
Aty mund të shihni aty procesin e prodhimit të tij për t’u bindur që vaji që po blini është natyral dhe me cilësi të mirë.
Një tjetër mënyrë shumë e mirë e marrjes së vlerave të vajit të ullirit është edhe marrja e tij përmes ushqimit.
Duke e përdorur në gatime të ndryshme, nga sallatat, supat apo gjellat e deri edhe tek ëmbëlsirat e ndryshme./AgroWeb.org
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...