Bashkë me ardhjen e vjeshtës, nuk është aspak çudi që të jetë rishfaqur edhe një prej problemeve më shqetësuese si për gratë dhe burrat, rënia e flokëve.
Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të ndryshëm si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi, ndryshimet hormonale dhe çrregullimet e të ngrënit.
Këto të fundit ulin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe shoqërohem me gjendje plogështie, lëkurë e thatë dhe jo në ngjyrën e saj natyrale, njolla në fytyrë dhe trup, si dhe flokë që bien.
“Living” ju propon që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini 3 erëzat e mëposhtme që gjallërojnë flokët, por edhe organizmin në tërësi.
1. Rozmarina:
Rozmarina është një ndër erëzat që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor nëse keni probleme me rënien e flokëve. Ajo përmban shumë antioksidantë dhe përbërës më veti antiinflamatore që parandalojnë rënien dhe stimulojnë rritjen e shëndetshme të flokëve. Nëse keni flokë në nuancat e karamelit dhe gështenjës, ju këshillojmë të shpëlani kokën çdo ditë me çaj rozmarine ( rozmarinë e zier në ujë dhe e filtruar më pas) pasi gjallëron ngjyrën dhe i bën të duken më voluminozë.
2. Hithra:
Hithra përmban sasi të larta të vitaminava B,C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe stimulojnë rritjen e flokëve, furnizon me oksigjen skalpin e kokës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut të tij.
3. Kanella:
Kjo erëz me shije dhe aromë karakteristike jo vetëm që u jep një shije të mirë ëmbëlsirave, por gjen përdorim të gjerë edhe në trajtimin e shumë problemeve shëndetësore e estetike siç është rënia e flokëve. Ajo ka veti antiseptike që parandalojnë rënien e flokëve, si dhe lufton bakteret e mikroorganizmat që që gjenden në skalpin e kokës, si dhe e hidraton atë. Stimulon qarkullimin e gjakut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...