Për shumë njerëz të kujdesesh për veten do të thotë të vishesh me tendencat e fundit, të bësh trajtime bukurie apo të ndryshosh modelin e flokëve çdo muaj.
Por mos harroni se ajo që pasqyrojmë jashtë është rezultat i asaj që fsheh nga brenda organizmi. Sipas ekspertëve të shëndetit, shëndeti i mirë nis me sistemin tretës i cili shërben si mburojë për organizmin. Sistemi tretës është i lidhur direkt me trurin, me gjendjen emocionale dhe hormonet, si dhe peshën dhe shëndetin e përgjithshëm.
Një problem sado i vogël me tretjen (fryrje të barkut, gazra, diarre, kapsllëk dhe probleme gastro-intestinale) mund të shkaktojë intolerancë ushqimore, ankth, luhatje të humorit, probleme me lëkurën, sëmundje autoimune, infeksione të shpeshta, madje dhe diabet. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni rëndësi detoksikimit të zorrës së trashë. Ja cilët janë tre çajërat që pastrojnë dhe çhelmojnë sistemin tretës:
1.Çaji i kamomilit (Çaji i kamomilit ka një veprim të menjëhershëm në zorrën e trashë. Ai largon të gjithë toksinat e mbetura në muret e zorrës së trashë, lufton kapsllëkun dhe pengon formimin e shtresave yndyrore në këtë zonë. Gjithashtu lehtëson procesin e jashtëqitjes. Këshillohet të përdorni lule kamomili të thara.)
2.Çaji i mentes (Ndryshe nga çaji i kamomilit, çaji i mentes nuk duhet konsumuar në qoftë se keni probleme me kolitin dhe gastritet e ndryshme. Por është shumë efektiv për çfarëdo lloj problem gastro-intestinal. Ky çaj pastron sistemin tretës dhe detoksifikon atë falë aftësive të tij anti-inflamatore.)
3.Çaji i xhenxhefilit me limon (Çaji i xhenxhefilit me limon duhet pirë çdo mbrëmje para se të flini gjumë. Xhenxhefili ka veprim anti-inflamator, lehtëson tretjen, rregullon nivelet e sheqerit dhe kolesterolit të keq dhe detoksifikon zorrën e hollë dhe të trashë.)
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...