Google ADS

Tre çajra bimorë për të pastruar organizmin pas festave

18:55 | 15 Janar 2019
Arbresh Info

Në periudhën e festave të fundvitit dhe javët pas tyre, trupi ynë përveç peshës grumbullon dhe toksina.

Për ta ndihmuar organizmin për shpërbërjen e tyre dhe çlirimin nga trupi agroweb.org ju këshillon përdorimin e tre çajrave bimorë.

Përgjithësisht javët e para të vitit të ri shoqërohen me një gjendje drobitjeje, që është e natyrshme për gjendjen në të cilën është organizmi.

Por mos u shqetësoni, mënyrat për ta rikthyer organizmin në formë ideale dhe të shendetshme janë të shumta.

AgroWeb.org ju sugjeron një zgjidhje përmes çajrave bimorë.

Xhenxhefil, mente për të pastruar toksinat

Nëse doni që të humbisni kilet e marra gjatë festave dhe për të rifituar energjinë, gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni organizmin.

Gjethet e mentes ndihmojnë prodhimin e acideve tretëse të stomakut, kështu përmirësojnë tretjen e mbetjeve ushqimore në organizëm.

Ndërkohë xhenxhefili është një armë e fortë kundër inflamacionit të organeve të sistemit tretës. Gjithashtu kjo bimë arrin të përforcojë dhe përshpejtojë metabolizmin.

Në një xhezve vendosni 150 ml ujë për t’u ngrohur. Kur uji të ketë valuar shtoni 5 gjethe mente dhe 3 feta xhenxhefili.

Pas zierjes hiqeni nga zjarri.

Lëreni përreth 10 minuta, dhe pasi ta keni kulluar konsumojeni.

Karafil dhe finok për të eliminuar fryjen e organizmit

Nëse ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë shkaktuar një fryrje të sistemit tretës, një trajtim i lehtë dhe i shpejtë është ky kombinim.

Për ta përgatitur mjafton të bashkoni në 300 ml ujë të ftohtë 3-4 kokrra karafil dhe një me fara finoku.

Nëse dëshironi shtojini një lugë çaji me fara glikanxo.

Këto i gjeni në dyqanet e bimëve të thata dhe erëzave.

Më pas vendosini për t’i zierë. Sapo të formohen bulëzat e para, AgroWeb.org ju këshillon që t’i vendosni një pjatë xhezves dhe ta lini të ziejë dhe për 10 minuta të tjera.

Më pas kullojeni në një gotë dhe shtojini pak lëkurë limoni.

Çaj mali, borzilok dhe kanellë për të rigjallëruar metabolizmin

Për të humbur peshën e tepërt AgroWeb.org ju sugjeron të provoni këtë çaj të shijshëm.

Përdorimi i borzilokut shpejton metabolizmin dhe arrin të uli nivelin e kolesterolit në sajë të enzimave që gjenden në gjethet e tij.

Në 300 ml ujë të ftohtë vendosni një shkop me kanellë dhe më pas vendoseni të ziejë.

Kur të jetë pranë vlimit, AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni gjethet e çajit të malit.

Pasi ta keni hequr nga zjarri është momenti të shtoni gjethet e borzilokut të freskët.

Lëreni të pushojë përreth 10 minuta dhe më pas kullojeni dhe pijeni me pak mjaltë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme