Çorapet ju ndihmojnë që të flini sa më mirë. Ato ngrohin këmbët dhe enët e gjakut në shputa do të zgjerohen dhe kështu truri do marri sinjalin që është koha e gjumit.
Disa hulumtime tregojnë lidhjen midis zgjerimit të enëve të gjakut dhe shpejtësisë për të fjetur gjumë.
Gjithashtu, kur trupi ngrohet organizmi do të provojë që të freskohet në temperaturë të këndshme, gjë që sërish si shpërblim do të ndihmojë që të flini më shpejt. Mund të theksohen së paku tri përparësi të gjumit me çorape:
Pengon djersitjen natën
Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes. Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit.
Ndihmon te sëmundja Raynaud
Sëmundja Raynaud është gjendje e rrallë e cila sulmon qelizat e gjakut të individëve dhe shkakton reaksion të tepërt ndaj temperaturave të ftohta, të cilat në raste të rënda mund të shkaktojë plagë apo nekroza (vdekje) të indeve. Fjetja me çorape ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe pengon gjendjen e këtillë.
Zbut problemin e lëkurës së thatë
Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e këtillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, porse nuk duken as estetikisht bukur. Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi me shputa të dhembshme dhe të thata.
Zarf i bardhë, sa është buxheti i kësaj jave për banorët e s...
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...
Arioni-Xhenetës: Hipokrite, mos kërko nga të tjerët të kundë...
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...