Lëngu i limonit ka përfitime të shumta shëndetësore.
Një prej tyre është se mund të trajtojë problemet e shumta orale, si largimin e baktereve, parandalimin e infeksioneve, eliminon aromën e keqe të gojës si dhe redukton dhimbjen e dhëmbëve.
Por keni parasysh se nëse e përdorni shumë shpesh mund të dëmtoni dhëmbët.
Në vijim, ne do t’ju prezantojmë se si t’i trajtoni problemet orale duke përdorur vetëm limonin, transmeton Klan Kosova.
Zbardh dhëmbët
Pirja e duhanit, konsumimi i verës, çajit dhe kafesë janë arsyet kryesore të dhëmbëve me ngjyrë të verdhë.
Por nëse nuk e keni ditur, zbardhimi i dhëmbëve mund të bëhet shumë më lehtë se sa e keni menduar, madje edhe shumë më lirë.
Do të ju duhen vetëm 2-3 lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle kripë. Përzieni mirë derisa të krijoni një pastë homogjene dhe lani dhëmbët me të.
Lërini të qëndrojë kështu për disa minuta dhe më pas shpëlani me ujë. Përsëriteni këtë proces dy herë na javë për rezultate më të mira, por mos harroni, mos e praktikoni këtë tretman më shumë se dy herë në javë sepse lëngu i limonit mund edhe të dëmtojë dhëmbët tuaj.
Largon erën e keqe të gojës
Goja mund të mbajë erë kur prodhimi i pështymës zvogëlohet ose goja juaj është e thatë apo keni ngrënë qepë ose hudhër.
Por limoni eliminon bakteriet në gojë dhe parandalon thatësinë e gojës.
Do të duhen tri lugë gjelle lëng limoni për të shpëlarë gojën dhe më pas të pështyni. Pas kësaj, lani gojën për të parandaluar aciditetin e lartë të limonit që të dëmtojë smaltin.
Forcon mishrat e dhëmbëve
Limoni mund të forcojë mishrat dhe dhëmbët për shkak që përmban vitaminë C.
Do të ju duhet një gotë ujë dhe dy lugë gjelle lëng limoni për të shpëlarë gojën pas ngrënies. Ndërsa nëse keni gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, aplikojeni lëngun e limonit drejtpërdrejtë në këtë pjesë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë