Google ADS

Trajtoni depresionin me kura natyrale

18:44 | 17 Tetor 2018
A. B.

Ka disa kura natyrale për të trajtuar depresionin.

Depresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor.

Është një gjendje trishtimi i thellë dhe personi që vuan humb çdo interes drejt aspekteve të jetës që ishin të rëndësishme më parë. Por ka disa kura natyrale për të trajtuar depresionin.

Maja e birrës
Dhe pse nuk ka një shije fort të kënaqshme majaja përmban sasi të madhe të vitaminave të grupit B, magnez, aminoacid që rregullojnë aktivitetin e sistemit nervor.

Këta përbërës favorizojnë prodhimin e hormoneve të mirëqenies, endorfinën dhe serotoninën, që kontrollojnë ankthin dhe trishtimin që shoqërojnë depresionin.

Për këtë ju duhet vetëm një lugë maja dhe një gotë ujë e vakët. Konsumoheni 30-40 minuta pasi keni ngrënë mëngjes. Përsëriteni çdo ditë derisa të vini re përmirësimet.

Limon dhe fara chia
Një pije e tillë ka veti qetësuese të sistemit nervor duke ndihmuar në kontrollin e depresionit.

Hidhni lëngun e një limoni në ujë, shtoi farat e chia-s dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Pijeni këtë dy herë në ditë për tre javë rresht.

Majdanoz dhe valerian
Është ideale për të favorizuar mirëqenien fizike dhe mendore, pasi rregullon efektet e stresit oksidues.

Gjithçka që ju duhet është një lugë majdanoz, një lugë valerian dhe një gotë ujë. I shtoni në ujë që zien majdanozin dhe valerianën, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe filtrojini. Pijeni në darkë para gjumit, pasi të jep përgjumje. Konsumojeni këtë pije për dy javë rresht.

Sallata jeshile
Lëngu i sallatës jeshile është një shërues natyral që redukton simptomat e depresionit falë raportit të saj interesant të përbërësve të rëndësishëm.

6 gjethe të lara sallatë jeshile kalojini në frulator me 100 ml ujë. Piheni tre javë resht me stomakun bosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme