Trajtoni depresionin me këtë kurë popullore

02:28 | 15 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Trëndafilat janë më shumë se një lule e bukur. Petalet e bukura të këtyre luleve mund të përdoren për të përgatitur vajin esencial të trëndafilit.

Ky vaj ofron një sërë vlerash të rëndësishme për shëndetin. Shkencëtarët kanë analizuar efektet e masazhit me vaj trëndafili në sistemin nervor të njeriut.

Rezultatet e studimit të publikuara në “Natural Product Communications” tregojnë se vaji i trëndafilit përthithet thellë në lëkurë dhe ka një ndikim të fortë në uljen e ankthit.

Shkencëtarët e studimit shpjeguan se vaji i trëndafilit shkakton një ulje domethënëse të tensionit të gjakut dhe ritmeve të frymëmarrjes. Ata janë të mendimit se ky vaj zbeh ankthin dhe stresin, madje mund të shërbejë edhe kundër depresionit.

Ja si mund ta përgatisni:

Hapi i parë

Hidhni katër gota me ujë në një tenxhere. Pas zierjes hiqeni tenxheren nga zjarri.

Hapi i dytë

Merrni një kavanoz qelqi. Në të hidhni një filxhan me vaj ulliri. Ky vaj ka tendencën të zotërojë dhe të ruajë për një kohë të gjatë aromën e trëndafilit.

Hapi i tretë

Merreni kavanozin e qelqit ku keni hedhur vajin dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë, vaji do të qëndrojë i ngrohtë dhe do të përthithë më mirë aromën e petaleve.

Hapi i katërt

Merrni një enë qelqi. Në të hidhni një filxhan me petale trëndafili dhe shtypini me një lugë druri ose me dorë.

Hapi i pestë

Vendosini petalet në kavanozin me vaj dhe mbulojeni mirë. Kur uji në tenxheren mbajtëse të jetë ftohur, transferojeni kavanozin në një vend të ngrohtë dhe në dritë, siç është dritarja.

Hapi i gjashtë

Petalet dhe vaji duhet të qëndrojnë së bashku për të paktën 24-48 orë. Megjithatë rekomandohet që petalet të qëndrojnë të zhytura në vaj për deri në 7 ditë, në varësi të intensitetit të aromës që kërkoni.

Hapi i shtatë

Hiqini petalet e trëndafilit nga vaji. Shtrydhini mirë në mënyrë që të lëshojnë të gjithë vajin e përthithur në kavanoz.

Hapi i tetë

Kullojeni vajin në kullesë ose nëpërmjet një nape të pastër dhe hidheni në një kavanoz qelqi. Kullimi i vajit ndihmon në heqjen e copëzave të petaleve ose mbetjeve të ndryshme.

Hapi i nëntë

Vajin e përfunduar të trëndafilit ruajeni në një enë qelqi me ngjyrë të errët dhe vendoseni në një vend në errësirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme