Ende nuk ka një kurë për të ftohtin e zakonshëm. E megjithatë, ju mund të provoni disa suplemente dhe të kujdeseni mirë për veten, në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt këtë gjendje të padëshiruar.
Nëpër farmaci do të gjeni një gamë të gjerë produktesh që pretendojnë se shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohtit, ndaj ju mund të ndiheni konfuzë për atë çka duhet të zgjidhni.
AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë në shërimin e shpejtë.
Marrja e një suplementi të vitaminës C, edhe pse nuk mund të parandalojë një ftohje, mund zvogëlojë kohëzgjatjen e ftohjes.
Disa studime, në të cilat AgroWeb.org mbështetet, tregojnë se marrja e kësaj vitamine (1 deri në 2 gram në ditë) reduktoi kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e ftohjes.
Doza ditore e rekomanduar e vitaminës C është 90 miligramë për meshkujt dhe 75 mg për femrat jo shtatzëna. Dozat në kufirin e sipërm (2000 mg) mund të shkaktojnë disa efekte anësore.
I njëjti përfundim u zbulua edhe për zinkun, i cili mund t’ju ndihmojnë të kapërceni një ftohje më shpejt.
Nëse jeni duke marrë antibiotikë, penicilaminë (Cuprimine) për artritin, ose diuretikë të caktuar, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni zink. Kombinimi mund të zvogëlojë efektivitetin e barnave tuaja ose të zinkut.
Për shkak se lëngu i panxharit është i lartë në nitrat dietik, ai rrit prodhimin e oksidit nitrik nga trupi, i cili mund t’ju ndihmojë të mbroheni kundër infeksioneve të frymëmarrjes.
Nëse jeni të prirur ndaj gurëve në veshka, kini kujdes me panxharin, i cili përmban oksalate. Sepse mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.
Edhe pse studimet mbi probiotikët dhe ftohjet janë të kufizuara, një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, sugjeron që konsumi i një pije me probiotike që përmban Lactobacillus, L. casei 431, mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e një ftohjeje. E kjo veçanërisht në lidhje me simptomat e frymëmarrjes.
Bakteret probiotike ndryshojnë nga produkti në produkt, prandaj kontrolloni etiketën për të ditur se cilin po blini.
Edhe pse mund të përpiqeni dhe të forconi sistemin tuaj imunitar me ushtrime, ndoshta është më mirë ta merrni më lehtë për disa ditë dhe të pushoni sa simptomat tuaja të largohen.
Nëse ju apo fëmija juaj keni vështirësi të flejë, ose keni dhimbje fyti, për të mposhtur ftohjen provoni mjaltin. Ai mbetet një nga mënyrat më të mira për trajtimin e simptomave të ftohjes.
Nëse simptomat e të ftohtit si kolla, teshtitja, sekrecionet, dhimbja e fytit dhe dhimbja e kokës nuk ju lënë të qetë, qetësuesit si ibuprofeni ose acetaminofeni, mund të trajtojnë simptomat. Por nëse infeksioni viral zgjat, konsultohuni me mjekun tuaj.
Çaji i nxehtë, uji, supa e pulës dhe lëngje të tjera do t’ju mbajnë të hidratuar, veçanërisht nëse keni temperaturë.
Shmangni kafeinën dhe alkoolin, sepse ato mund t’ju dehidratojnë dhe mund të prishin gjumin dhe pushimin që ju nevojitet për rikuperim.
Ftohjet që nuk largohen shpejt mund të shkaktojnë sëmundje të tjera si pneumonia, infeksionet e mushkërive, infeksionet e veshit dhe infeksionet e sinusit.
Vizitohuni tek mjeku nëse:
simptomat tuaja zgjasin më shumë se 10 ditë
keni ethe mbi 38,5°C
ju dhembin sinuset
kolla juaj fillon të tingëllojë si një fishkëllimë
ndjeni dhimbje në gjoks
keni probleme me frymëmarrjen.
Drenusha i kërkon falje Vullnetin, por për çfarë?
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Prishtina, Gjilani, Malisheva e Llapi kalojnë tutje në Kupën...
Kina regjistroi këtë vit vjeshtën më të ngrohtë që nga 1961
Astrit Berisha bën heroin, Prishtina e Re kalon në rrethin e...
Punëtorët e arsimit nisen drejt Qeverisë, bllokojnë një kors...