Google ADS

Trajtime natyrale për të ulur temperaturën

21:22 | 8 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Nëse vuani nga temperaturat e larta dhe jeni të lodhur, sigurisht që mendja së pari ju shkon te antibiotikët.

Nëse dëshironi që të mos keni probleme anësore dhe të kaloni sëmundjen me metoda natyrale, atëherë ndiqni këto këshilla, transmeton portali arbresh.info

Bëni dush me ujë të vakët

Temperature e ujit do të ju bëjë që të ndjeni të ftohtë kur keni ethe dhe do të ndihmojë në uljen e temperaturës së trupit. Kjo taktikë dërgon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe rrit sistemin imunitar. Nëse përtoni të bëni dush, vendosni rroba të ftohta në ball dhe në pjesën e prampe të qafës tuaj.

Pini çaj

Pini çaj sepse në këtë formë do të hapni poret dhe kjo pije shkakton djersitje që zvogëlon ethet. Llojë të ndryshme të çajeve ju ndihmojnë që të qetësoni trupin dhe në largimin e gripit.

Pini lëngje

Kur keni ethe, duhet të pini shumë lëngje për të shmangur dehidrimin. Pini 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Lëngu i portokallit dhe lëngje të tjera të frutave të pasura me vitamin C janë zgjedhja e duhur, pasi kjo vitaminë ndihmon në sistemin tuaj imunitar dhe lufton infeksionet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme