Sekreti i të mësuarit të fëmijëve të bëhen tolerantë nuk bëhet përmes leksioneve, por përmes shembujve personalë. Për këtë arsye, së pari duhet të ballafaqoheni me paragjykimet tuaja vetjake.
Rinia e sotme tregon shkallë madhe të jotolerancës dhe atë gjithnjë e në rininë më të hershme, në të cilin kemi gjetur shënimin se shumicën e krimeve të bëra nga urrejtja e bëjnë të rinjtë nën moshën 19-vjeçare. Ky është një shënim shumë tragjik, sepse fëmijët nuk lindin me urrejtje.
Paragjykimet, urrejtja dhe jotoleranca mësohen njëjtë si ndjesia, kuptueshmëria dhe empatia, konsideron prof. dr. Michele Borba, autore e librit: ‘Libri i madh mbi Prindërit’, nga i cili ua përcjellim disa këshilla për edukimin e fëmijëve në frymën e tolerancës, transmeton Telegrafi.
1. Ballafaqohuni me paragjykimet personale
Hapi i parë në krijimin e atmosferës së tolerancës është t’i vëreni paragjykimet tuaja personale dhe të mendoni se si ato ndikojnë në fëmijën tuaj. Mandej duhet të bëni përpjekje serioze për t’i amortizuar disa bindje tuaja, që ato të mos reflektohen edhe në fëmijën tuaj.
2. Kushtojuni edukimit
Prindërit të cilët mendojnë mbi atë se si t’i edukojnë më së miri fëmijët e tyre, zakonisht ia dalin në synimin e vet. Nëse me të vërtetë dëshironi që fëmija juaj t’i respektojë dallimet, në këtë duhet të punoni që nga fillimi.
3. Këshillat e urta
Qëndrimi tjetër është që mos të lejoni komente ofenduese në llogari të njerëzve të tjerë. Kur dëgjoni se fëmija juaj dikë e diskriminon me çfarëdo qoftë arsye, thoni se kjo nuk ju pëlqen. Përgjigjja juaj i çon fëmijës suaj mesazh të qartë për sistemin tuaj të vlerësimit. Thoni: ‘Kjo fare nuk është e hijshme dhe unë nuk lejoj që në shtëpinë time të flitet ashtu diçka’. Apo: ‘Ky është komentim shumë i keq, dhe nuk dua këtë ta dëgjoj’. Në këtë mënyrë fëmijës i bëni me dije se jeni konsekuent në qëndrimet tuaja, por edhe ai njëkohësisht do të mësojë të reagojë kur dikush tjetër thotë diçka të tillë në prezencën e tij.
4. Respektoni dallimet
Që nga fëmijëria shumë e hershme, tregoni fëmijës suaj imazhe pozitive – duke filluar nga lodrat, muzika, literatura, filma, që paraqesin grupet e ndryshme etnike. Nxiteni fëmijën, pavarësisht se sa i vogël është, që të ketë kontakt me anëtarët e racave, religjioneve, kulturave, gjinive, aftësive dhe besimeve të tjera. Sa ma shumë që fëmija sheh se ju po i respektoni dallimet, aq ma shumë ata do të jenë të prirë për këtë.
5. Theksoni ngjashmëritë
Përkraheni fëmijën tuaj të kërkojë e të gjejë se çka ka të përbashkët me fëmijët e tjerë. Sa herë që t’ju thotë se ai dallon nga të tjerët, mund t’i thoni: “Ka shumë çfarë të bën të ndryshëm nga të tjerët, por, eja të shohim se çfarë keni të përbashkët”. Ndihmoni le ta shohë se si ngjashmëritë i tejkalojnë dallueshmëritë.
6. Bëhuni shembull i mirë
Mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën të bëhet tolerant është që ai ta përcjellë shembullin tuaj përmes praktikës së përditësuar. Për këtë arsye, çdo ditë pyeteni veten: “Nëse fëmija im më ka vetëm mua si shembull, a po i ofroj shembull të cilin dua që ta ndjekë?”. /Telegrafi/
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...