Ti ha sheqer dhe kjo të duket në fytyrë, kështu ndikon në lëkurën tënde

09:13 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

E dimë që sheqeri të fryn. Ka një lidhje të errët mes tij dhe lëkurës. Ky përbërës i ëmbël është përgjegjës për glikosilimin, i cili është aq i keq sa dëgjohet.

Dermatologët shpjegojnë se glikosilimi është një proces, në të cilin molekulat e sheqerit lidhen me molekula të tjera, si ato të proteinësapo yndyrës, sipas dermatologes dhe shkrimtares, Stefanie Williams.

Këto molekula mund të forcohen dhe të humbasin elasticitetin e tyre“kështu preket kolagjeni dhe fytyra fillon plakjen. Kemi frikë se nuk është vetëm kjo, pasi glikosilimi mund të rrisë nivelin e stresit dhe inflamacionit, gjë që natyrisht, përshpejton vjetërimin e epidermës.”
Jemi të njohur me faktin se prodhimi i kolagjenit është i lidhur me qetësimin e lëkurës. Sheqeri nga ana tjetër është një agjent i fortë dehidratues.
“Sheqeri jo vetëm që rrit prodhimin e sebumit, por ndikon edhe në lidhjen e ujit. Kjo mund të bëjë që lëkura të duket e lodhur, gri dhe të shkaktojë shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve “.
Marilyn Glenville, është dietologe dhe shkrimtare. Ajomendon se sheqeri, përveçse është përgjegjës për rritjen e insulinës, ndikon edhe në krijimin e puçrrave pasi ai stimulon prodhimin e sebumit duke bllokuar kështu poret. Kjo krijon inflamacion. Në rregull. E kuptuam që kemi edhe një arsye më tepër për të pasur kujdes nga sheqeri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme