Google ADS

Thoni sëmundjeve ‘tung’ me një lugë vaj ulliri dhe me lëng limoni

20:40 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Për trajtimin e shumë sëmundjeve, vaji i ullirit dhe limoni janë përdorur që nga kohrat e lashta.

Trupin mund ta mbani të pastër vetëm me këto dy përberës dhe pasi të keni provuar se sa shumë të mira shëndetësore do të sjellin këta përbërës, nuk do të hiqni dorë, transmeton portali arbresh.info.

Në Greqinë dhe në Romën e lashtë, vaji i ullirit është quajtur si ‘ar i lëngshëm’ dhe sipas hulumtimeve të ndryshme, vaji i ullirit duhet të përfshihet në të gjitha dietat.

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, vitamina B, fosfor, kalium, protein, karbohidrate e shumë minerale dhe vitamina tjera.

Më këta dy përbërës shëroni sëmundjet reumatike, nëse e konsumoni atë rregullisht në mëngjes në stomakun bosh.

Gjithashtu, gjatë konsumimit në mëngjes shëroni edhe mëlçinë. Për sëmundjet e mëlçisë, veshkave dhe fishkëzës së tëmthit, prerefohet pak vaj ulliri, limon dhe ujë 1 orë para se të hani mëngjes.

Ndërkaq, për sëmundjet e zemrës dhe kolesterolit të tepërt, vaji i ullirit përmison qarkullimin e gjakut dhe përmison dukshëm shëndetin.

Rezultatet e konsumimit të vajit të ullirit me limon janë të jashtëzakonshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme