Thjerrëzat janë një ushqim ideal pë rata që kanë mungesë të hekurit.
Përmisojnë edhe sistemin tretës, sepse përmbajnë fibra që shkurtojnë kohën e mbajtjes së ushqimit në traktin tretës, duke shmangur kështu rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, transmeton portal arbresh.info
Thjerrëzat janë bishtanjore jashtëzakonisht të shëndetshme. Janë ushqim i pasur me hekur, magnez, vitaminë B6, fosfor, zink dhe mineral. Përpos kësaj, janë të pasura edhe me proteina dhe kanë sasi të ulët të yndyrës.
Në mënyrë që mos të humbasin vlerat e saj ushqyese, thjerrëzat duhet që të qëndrojnë gjatë gjithë natës në ujë të vakët para se të gatuhen.
Kjo për shkak të sasisë relativisht të madhe të fitatit që kanë.
Përmbajtja e lartë e hekurit që kanë ato, ndihmon edhe në rregullimin e anemisë dhe preferohen që të konsumohen nga personat që vuajnë nga problemet me sistemin nervor dhe sëmundje të zemrës.
Përveçse pa yndyrë, thjerrëzat nuk përmbajnë edhe kolesterol të keq. Fibra e saj e tretshme ul nivelin e glukozës dhe kolesterolit në gjak, dhe kështu merr pjesë në rregullimin e sekretimit të insulinës tek
njerëzit me diabet.
Më poshtë mund të gjeni 3 receta se si t’i gatuani ato:
Gjellë indiane me thjerrza dhe curry
Përbërësit:
200gr thjerrza
1 qepë
1 karrotë
1 vezë ( sipas dëshirës)
1 lugë e vogël shafran i Indisë
1 lugë e vogël piper i kuq
1 lugë e vogël piper i zi
Përgatitja:
Kavrdisni qepën derisa të bëhet e qelqtë, më pas shtoni karrotën e grirë. Shtoni ujë dhe ziejini për gjysmë ore. Shtoni më pas thjerrëzat që kanë qëndruar në ujë për të paktën 5 orë. Gatuani në zjarr të ulët për maksimumi 40 minuta. Shtojmë vezën e rrahur, shtojmë erëzn curry dhe përbërësit tjerë. Zieni edhe për disa minuta dhe spërkateni me piper para se ta shërbeni.
Sallatë me thjerrza dhe tuna
Përbërësit:
200gr thjerrza
1 kanace tuna
1 lugë gjellë majdanoz
1 lugë e mesme mustardë
erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosni thjerrazat në ujë ose qumësht për disa orë dhe më pas zieni në zjarr të ulët. Kullojeni tonin nga vaji dhe më pas përzieni. Shtoni përbërësit tjerë dhe shërbejeni.
Sallatë me panxhar, thjerrëza dhe djath feta
Përbërësit:
200gr thjerrëza
150gr djath feta
400gr panxhar i zier
3 thelpinjë hudhër
3 kërcell selino
3 degë trumëza
vaj ulliri
kripë
piper i zi
koriandër
Përgatitja:
Baza e kësaj sallate është panxhari i zier. I kullojmë dhe e presim në rrathë. Thërrmoni djathin dhe shtoni thjerrëzat. Më së miri është t’i rregulloni në një tas një nga një. Spërkateni çdo rresht me hudhër, vaj ulliri,trumzë koriandër sipas dëshirës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...