Shkencëtarët kanë zbuluar lidhje midis niveleve të larta të ndotjes dhe humbjes së kujtesës.
Studiuesit nga Universiteti i Warwick gjetën se kujtesa e njerëzve është më e dëmtuar në zonat me nivele të larta të dioksidit të azotit (NO2) dhe grimcave të ajrit (PM10).
Duke krahasuar kujtesën e atyre që jetojnë në zonat më të ndotura të Anglisë me ata në ajër më të pastër, u zbulua se të parët e kanë humbjen e kujtesës ekuivalente me dikë 10 vite më të madh në zonat me ajër të pastër.
Të njëjtat rezultate dolën edhe në një hulumtim laboratorik në shkallë më të vogël tek minjtë dhe kafshët, raporton Daily Mail.
Studiuesit ekzaminuan 34.000 qytetarë anglezë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga të gjitha zonat lokale të Anglisë.
Atyre iu kërkua të mbanin mend 10 fjalë në një test të standardizuar të rikujtimit të fjalëve.
Raporti, i cili do botohet në revistën Ecological Economics, zbuloi një lidhje të fortë midis ndotjes së ajrit dhe dëmtimit të kujtesës./gazetatelegraf/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...