Nëse mendoni se ju janë thinjur flokët si pasojë e stresit në punë, familje ose i një marrëdhënie në çift, mund të keni të drejtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi realisht mund t’ju shkaktojë thinje të parakohshme të flokëve.
Më parë është thënë se thinja e parakohshme është një proces i paevitueshëm gjenetik që trashëgohet në familje. Por, shkencëtarët kanë zbuluar se kur trupi është i stresuar – si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ose nga ngjarje të tjera tronditëse – ka një efekt të dyfishtë, transmeton shendeti.com.al.
Shkencëtarët kanë zbuluar se një molekulë e përfshirë në pigmentimin e flokëve gjithashtu kontrollon gjene të caktuara të sistemit imunutar.
Studimi, i kryer tek minjtë dhe i publikuar tek revista PLOS Biology, tregon se kur trupi është nën atak, qelizat prodhojnë sinjale kimike të quajtura interferone.
Ato rrisin masat mbrojtëse ndaj viruseve, por nga ana tjetër kanë si efekt anësor zhdukjen e qelizave që prodhojnë pigmentin e flokëve.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër