Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
“Fjongo rozë” është një simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Përdorimi për herë të parë i një fjongoje rozë në lidhje me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit ishte në vjeshtën e vitit 1991. Fondacioni ‘Komen Susan G.’ i dorëzoi shirita rozë pjesëmarrësve në garën e organizuar prej tij në New York për të mbijetuarit ndaj kancerit të gjirit.
Në 1992, shiriti rozë u miratua si simbol zyrtar i muajit Tetor, si muaj i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Modeli i fjongos rozë ishte marrë nga modeli i fjongos së kuqe, e përdorur për ndërgjegjësimin ndaj AIDS.
Një fjongo rozë dhe blu është përdorur për të simbolizuar kancerin e gjirit në meshkuj, e cila është relativisht e rrallë. Fjongo rozë dhe blu është projektuar në vitin 1996 nga Nancy Nick, president dhe themelues i Fondacionit ‘John W.Nick’ për të sjellë ndërgjegjësimin:“Burra, mund të sëmureni edhe ju nga kanceri i gjirit!”/arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë