Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 23 milionë njerëz në të gjithë botën sëmuren çdo vit vetëm duke konsumuar ushqim të kontaminuar.
Në mënyrë që të mbroheni nga sëmundjet dhe infeksionet, gjëja më e rëndësishme, thonë ekspertët, është të ndërtoni imunitetin tuaj – nga brenda. Për fat të mirë, kjo nuk është me të vërtetë e vështirë për t’u arritur, nëse përfshini në dietën tuaj ushqime që natyrshëm kontribuojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike si Alzheimer, mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu ndihmojnë fetusin të zhvillohet shëndetshëm.
E pasur me antioksidues, papaja është një zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme plot përfitime për sistemin imunitar. Për shkak të përbërjes së saj, papaja bëhet një aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër inflamacionit, kancerit dhe në të njëjtën kohë ka një efekt të dobishëm në sistemin e tretjes.
4. Kivi
Për shkak të pasurisë së vitaminave, veçanërisht të vitaminës C, vitaminës K dhe vitaminës E, kivi mund të ndihmojë ndaj astmës dhe të forcojë sistemin imunitar. Gjithashtu mund të parandalojë me sukses gjendje të tilla si ftohjet dhe gripin.
Ky ushqim lehtësisht i disponueshëm është vërtet i fuqishëm. Ul kolesterolin, lehtëson dhimbjen dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe viruset.
6. Ushqime deti
Janë plot me lëndë ushqyese, një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave. Gjithashtu përmbajnë zink, i cili kontribuon në punën e sistemit imunitar, dhe zvogëlon rrezikun e diabetit.
Nuk është sekret që spinaqi është një aleat i shkëlqyeshëm në arritjen e shëndetit. Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit që nevojitet për të ruajtur funksionin nervor, një zemër të shëndetshme, presion të mirë të gjakut dhe muskuj të fortë.
8. Shalqiri
Jo vetëm i mban flokët dhe lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshëm, por mund të përmirësojë tretjen dhe të zvogëlojë inflamacionin në trup./ilirianews/
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...