Pasi keni ngrënë, a ndjeheni keq? A ju duket sikur po u fryhet stomaku?
Nuk jeni i vetmi me këtë problem. Fryrja e stomakut përkufizohet si sasi e madhe e gazrave në zorrë.
Barku mund të jetë i vështirë për t’u prekur dhe mund të shfaqen ngërçe, transmeton portal arbresh.info
Ja pse shkaktohet kjo dhe pse zorrët na bëhen të ndjeshme.
Hani shpejt
Nëse dilni nga apartamenti me një banane në dorë dhe më pas hani shpejt e shpejt një sanduiç dreke në tavolinën tuaj në zyrë, ka shumë të ngjarë që me këtë ushqim të gëlltisni shumë ajër. Dhe në vend që ajri të hyjë në mushkëri, ai shkon drejt e në stomak, pastaj në zorrën e hollë dhe të trashë. Mundohuni të përtypni mirë çdo kafshatë 20 deri në 40 herë.
Stresi
Nëse jeni të stresuar ose të shqetësuar kjo mund të bëjë që trupi juaj të reagojë dhe të dërgojë në ndryshime të ndjeshmërisë së zorrëve. Kjo mund të shkaktojë ngërçe në muskujt e stomakut, zorrëve ose zorrës së trashë, gjë që çon në ngërçe në stomak, dhimbje dhe parehati. Simptomat duhet të zhduken kur niveli i stresit ulet. Provoni meditimin, teknikat e frymëmarrjes, por edhe çajrat bimorë, të cilët mund t’ju ndihmojnë për këtë.
Kripa e tepërt
Trupi ynë ka nevojë për kripë, por shumica nga ne e teprojmë. Kur ndjeni se stomaku juaj është fryrë ose është i shtrënguar, ky është një nga efektet afatshkurtra më të zakonshme të marrjes së tepërt të tij. Kripa mund të çojë në mbajtjen e ujit dhe në këtë mënyrë fryrje. Duhet pasur parasysh se kripa fshihet në ushqime të ndryshme të përditshme, si buka, por edhe në biskota, ushqime të shpejta, supa nga qesja e të ngjashme.
Pijet e gazuara
Kjo lloj pije përmban dioksid karboni dhe kjo mund të shkaktojë ngërçe dhe fryerje të stomakut. Problemi rëndohet më tej nga ëmbëlsuesit artificialë, të cilët janë shpesh të pranishëm në variantet dietike të pijeve të tilla, sepse shumë njerëz e kanë të vështirë për t’u tretur. Uji i thjeshtë është zgjidhja më e mirë e pijeve, çaji i zi dhe jeshil janë të mirë për tretjen, ndërsa çaji me nenexhik mund të ndihmojë me fryrjen. Nëse nuk u pihet ujë, shtoni disa copë limoni dhe do t’ju ndihmojnë.
Intoleranca ndaj laktozës
Ndoshta pas një gote qumësht apo një akullore ndiheni të fryrë. Simptomat më të zakonshme të intolerancës ndaj laktozës janë: ngërçe në stomak, diarre, të vjella dhe të përziera. Disa njerëz nuk kanë enzimën e nevojshme për të zbërthyer laktozën, një sheqer që gjendet në qumështin e lopës. Si rezultat, laktoza fermentohet në zorrën e trashë, duke prodhuar sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe hidrogjenit, të cilat mund të shkaktojnë fryrje dhe ngërçe në stomak. Provoni të eliminoni produktet e qumështit nga dieta juaj për të paktën një javë për të parë nëse problemi largohet, transmeton portal arbresh.info
Kapslleku
Sa më gjatë të qëndrojë jashtëqitja në zorrë, aq më shumë gazra do të keni dhe do të ndiheni të fryrë. Rritni ngadalë marrjen e fibrave në mënyrë që jashtëqitja të fitojë vëllim dhe të kalojë përmes zorrëve më lehtë dhe më shpejt. Hani sa më shumë avokado, misër, spinaq dhe luleshtrydhe.
Menstruacionet
Shumë gra përjetojnë fryrje dhe ngërçe pak para dhe gjatë menstruacioneve. Ndryshimet në nivelet e progesteronit dhe estrogjenit, përveç gjakderdhjes, shkaktojnë rritje të mbajtjes së ujit dhe kripës në organizëm dhe si pasojë qelizat e trupit mbushen me ujë, gjë që krijon ndjenjën e fryrjes. Ju mund ta shmangni këtë duke reduktuar marrjen e ushqimeve të kripura dhe karbohidrateve të rafinuara (miell i bardhë dhe sheqer) dhe duke i dhënë përparësi ushqimeve të pasura me kalium, si spinaqi, patatet e ëmbla, bananet, avokadot dhe domatet.
Fruktoza
Një studim ka gjetur 72 përqind e njerëzve që përjetojnë fryerje të barkut kanë një formë të përthithjes së dobët të sheqerit. Fajtori më i zakonshëm është fruktoza – një sheqer natyral i pranishëm në fruta, mjaltë dhe ushqime shumë të përpunuara. Fruktoza zakonisht absorbohet në zorrën e hollë, por te njerëzit me intolerancë ndaj fruktozës, një pjesë e këtij sheqeri shkon në zorrën e trashë, ku fermentimi ndodh në kontakt me bakteret. Kjo shkakton fryerje të barkut dhe gazra. Eliminoni ushqimet e pasura me fruktozë, si pijet e gazuara, disa drithëra dhe fruta (si kumbulla, dardha, qershi, kajsi, mollë dhe shalqi), lëng molle ose dardhe, mjaltë, akullore, çokollatë dhe biskota që përmbajnë ëmbëlsues./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...