Tetë arsye pse duhet bërë seks gjatë shtatzënisë

17:41 | 25 Shkurt 2017
Arbresh.info

Çiftet shpesh gabimisht mendojnë se seksi gjatë shtatzënisë mund të jetë i rrezikshëm.

Burrat në veçanti mendojnë se penisi i tyre mund të prekë qesen amniotike. Qesja amniotike gjendet në mitër brenda së cilës rritet fetusi, shkruan LifeBuzz.

Por për të ardhur deri te kjo, duhet kaluar nëpër qafën e mitrës, një pengesë ose një kanal në vaginë. Por për ta bërë më të thjeshtë, JO, burri nuk mund ta prekë ose lëndoj fetusin.

Prandaj, nëse nuk ka ndonjë ndalesë mjekësore, çifti nuk ka asnjë arsye për ta ndalur seksin. Në fakt, janë disa përfitime për fetusin nga seksi.

Orgazma

Gjatë shtatzënisë hormonet e juaja janë në nivelin më të lartë. Prandaj, thithkat dhe klitorisi janë tepër aktiv, dhe rrjedhja e gjakut nëpër zonën e pelvikut është më e madhe që do të thotë se është shumë më e lehtë për të arritur orgazmë. Gratë që përjetojnë orgazmë gjatë shtatzënisë, janë më të forta.

Imuniteti

Antitrupat imunoglobulin A rriten gjatë seksit dhe kjo rrit imunitetin e një gruaje që ka tendencë të jetë i ulët gjatë shtatzënisë, transmeton Shneta.

Kaloritë

Ju mund të digjni nga 50 deri në 150 kalori gjatë seksit, varësisht nga koha që zgjat. Kjo është një mënyrë e mirë për të qenë aktive.

Lumturia


 

Gjatë këtyre momenteve epike të orgazmës, trupi liron endorfinën që i bënë nënën dhe babanë më të lumtur.

Presioni i gjakut

Seksi gjatë shtatzënisë është i njohur për stabilizimin e presionit të gjakut për shtatzënat.

Lehtësimi i dhimbjeve

 

Orgazma gjatë seksit në shtatzëni forcon muskujt e pelvikut që përdoren gjatë lindjes.

Intimiteti

Gjatë orgazmës lirohet oksitoksina. Ky njihet ndryshe si hormoni i lumturisë që forcon lidhjen brenda çiftit.

Gjumë i ëmbël

Pas seksit, endorfinat janë liruar dhe kjo ju bënë që të jeni të relaksuar dhe në gjendje stabile për të bërë gjumë të rehatshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme