Testimet e para të vaksinës kundër koronavirusit do të fillojnë brenda disa ditëve, kanë njoftuar shkencëtarët.
Pasi janë kryer testimet në kafshë, vullnetarët e shëndetshëm në SHBA do të jenë gjenerata e parë që do të vaksionet nga vaksina kundër koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Nëse ilaçi kandidat provon i sigurt, atëherë do të provohet në grupe më të mëdha të pacientëve të infektuar me Covid-19 për të testuar efektivitetin e tij.
Drejtuesit e industrisë farmaceutike shpresojnë se mund të jenë miliona doza të gatshme brenda 12-18 muajve, por pranojnë ” se kjo është aspiruese”.
LEXO EDHE: Koronavirusi, dy qytetarë të Ferizajt dërgohen për testime në QKUK
Edhe pse vaksina efektive do të dalë në treg shumë më vonë, parashimet për muajin maj ose qershor ngjajnë të vonshme për shumë vende të botës.
Koronavirusi ka prekur tashmë disa vende të botës dhe numri i të vdekurve ka kaluar mbi 5 mijë.
OBSH ka shpallur Europën zonën më të prekur nga koronavirusi, ndërsa vendi më i prekur vazhdon të mbetet Italia me më shumë se 1 mijë të infektuar dhe mbi 200 të vdekur.
Në Shqipëri janë konfirmuar 33 raste me koronavirus, ndërsa në Kosovë zyrtarisht janë vetëm 2 raste./arbresh.info/
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA