Prince Harry ka bërë thirrje që testimi për HIV/AIDS të shikohet si një gjë plotësisht normale.
Ai e ka bërë këtë koment në një video të re për Javën Kombëtare të Testimit të HIV, transmeton portali arbresh.info
Duka i Sussex tha njerëzit duhet të bëjnë testet për HIV me të njejtin ritëm sikurse bëjnë edhe testet për t’u mbrojtur nga viruset dhe nga i ftohti.
“Ka akoma shumë stigma, që po na ndalojnë shumë prej nesh të kryejmë këtë test të thjeshtë dhe të shpejtë. Bërja e një testi HIV është diçka me të cilën duhet të krenohemi dhe jo të turpërohemi”, tha ai.
Besohet se një në tetë persona jetojnë me HIV janë të padiagnostifikuar, ndërsa 43 përqind e njerëzve të cilët janë diagnostifikuar në vitin 2017 e kanë bërë testin në fazë të vonshme./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...