Ushqimi bashkëkohor i bazuar në produktet me prejardhje shtazore, krijon sasi të madhe thartire në trup sa që mund të çojë edhe deri në acidozë metabolike.
Ushqimi i tillë mund të ndikojë dukshëm në cilësinë e muskujve dhe të masës muskulore. Mirëpo, tëhollimi i muskujve nuk është e thënë që gjithmonë të jetë dukuri negative, transmeton Telegrafi.
Me atë rast në procesin e gjakut tajit sasi e madhe amino-thartirash të cilën e përdorin mëlçitë tona për të krijuar glutaminën. Megjithatë atë substancë veshkat e përdorin për të eliminuar tepricën e thartirës.
Kjo ndodh nëse ushqimi juaj është alkal. Nëse hamë pemë dhe perime, atëherë njëkohësisht ruajmë vëllimin e muskujve në sasi të njëjtë të mirë, ndërsa me atë rast neutralizojmë thartirën në trup.
Përgjigjja e kësaj pyetjeje se cili ushqim është më i mirë për ne është evidente – ushqimi alkal është plot pemë dhe perime, aq më parë zarzavatet janë më të mira se mishi, vezët dhe qumështi të cilat krijojnë thartirë.
Ushqimi bimor është më i mirë sepse përmban sasi të mëdha kaliumi, i cili lehtë alkalizohet, andaj njerëzit të cilët ushqehen në këtë mënyrë kanë më së shumti urinë të alkalizuar.
Procedura e testimit pH të urinës
Zieni një fletë lakre të kuqe derisa uji të marrë ngjyrë vjollce të errët. Pastaj hiqeni fletën. Pas urinimit, në guacën e WC-së qitni ujin (në të cilin më parë keni zier lakrën).
Nëse ngjyra e ujit në guacë mbetet ngjyrë vjollce apo bëhet ngjyrë e trëndafiltë, urina juaj është e thartë. Nëse bëhet e kaltër, urina ju është neutrale.
Këshillë
Pra, është dashur të hanim sa më shumë perime me fletë të gjelbra në mënyrë që ky test të rezultonte me ngjyrë të kaltër dhe në mënyrë që të jemi të sigurt që organizmi ynë është alkal dhe i shëndetshëm.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...