Sipas nje studimi të fundit, një test i urinës mund të na ndihmojmë të zbulojmë nëse jemi të prekur nga kanceri.
Studimi i kryer si eksperiment te minjtë, ka gjetur se nëse ngjyra e urinës merr hije të kaltër të ndritshme, atëherë ka rezoltuar se ata ishin prekur nga kanceri i zorrës së trashë, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët shpresojnë që testi do t’i hapë rrugë një mjeti të ri diagnostikues i cili do të ishte më i lirë dhe më i lehtë sesa metodat aktuale.
Gjetja e hershme e kancerit mund të rritë nivelet e mbijetesës sepse trajtimi mund të fillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Studiuesit në Imperial College në Londër dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) publikuan gjetjet e tyre në Nature Nanotechnology.
“Ky test mund të administrohet pa instumente laboratorike të shtrenjta dhe të vështirë për t’u përdor”, tha autori i studimit Molly Stevens.
Testi zbuloi me saktësi se cilat mostra të urinës erdhën nga minjtë me tumorë të zorrës së trashë në një studim të 28 minjve, ku 14 minj ishin të shëndetshëm dhe 14 kishin tumore të zorrës së trashë. Ngjyra blu e ndritshme ishte e dukshme brenda gjysmë ore kur urina po trajtohej me një kimikate./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...