Testi i thjeshtë i urinës që mund ta zbulojë 10 vjet më herët kancerin e fshikëzës së urinës

22:15 | 21 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Një test i thjesht i urinës mund të zbulojë 10 vite më parë simptomat e kancerit të fshikëzës para se të shfaqen simptomat e mutacioneve gjenetike.

Një studim ku janë përfshirë shumë njerëz është zbuluar se gjysma e njerëzve që kanë pasur kancer të fshikëzës së urinë kanë mundur që ta  zbulojnë atë me vetëm një test të thjesht urine.

Zbulimi i kancerit të fshikëzës së urinës ishte shumë i vogël-me një të katërtën e rasteve që ishin zbuluar shumë vonë në Angli.

Kjo ulë normat e mbijetesës së njerëzve-nëse kanceri zbulohet në fazat e hershme ka 90 për qind mundësi që të mbijetoni pesë vite, por nëse ai zbulohet më vonë, mbijetesa zbritet në 10 për qind.

Mënyra e vetme për ta diagnostifikuar atë për momentin është cistoskopia invazive-një procedurë e pakëndshme ku një kamerë e vogël futet në fshikëz. Kjo bëhet vetëm në rastet kur pacientët ankohen kur i kanë këto simptoma, transmeton GazetaExpress.

Me kalimin e kohës, testi i urinës ka dërguar në programe kombëtare që ekzaminimi të bëhet për të gjithë në një moshë të caktuar, thotë hulumtimi.

Studimi i ri, i botuar në revistën Lancet EBioMedicine, është mbështetur nga Organizata Botërores e Shëndetësisë.

Aty janë përfshirë 131 njerëz në Iran, nga mosha 40-75 vjet, 30 nga të cilët janë prekur nga kanceri i fshikëzës së urinës pas një dekade.

14 nga 30 (46 për qind) të cilët u prekën nga kanceri i fshikëzës së urinës e kishin zbuluar atë 10 vite më parë nga ky test i urinës.

Testet tjera, në masën më të madhe -57 për qind e kishin zbuluar atë shtatë vite më parë.

Nëse mostrat e urinës u analizuan 18 muaj para se të diagnistifikohet kanceri, 83 për qind e rasteve ishin zbuluar me anë të këtij testi.

Cistoskopia ende duhet të bëhet për ta konfirmuar rezultatin-por një mënyrë kaq e thjesht mund të bëhet dhe njerëzit mund ta hetojnë rrezikun para se të hynë në këtë test.

Testi bëhet në mutacione gjenetike që quhen TERT në ADN-në e urinës. Këto mutacione shpesh zbulohen në tumoret e kancerit të fshikëzës.

Akademikët, nga OBSH dhe Agjencia për Hulumtimin Ndërkombëtarë të Kancerit në Francë si dhe Universiteti i Cambridge dhe disa universitete tjera, thonë se mutacionet ofrojnë një mundësi të artë që ai të zbulohet më herët se zakonisht.

Më shumë se 10 000 njerëz në Britani diagnostifikohen me kancer të fshikëzës së urinës çdo vit – 5400 njerëz vdesin nga kjo sëmundje për çdo vit.

Dr Florence Le Calvez-Kelm, shkencëtar bnga IARC, i cili është edhe hulumtuesi kryesor i këtij studimi thotë: Këto rezultate të reja janë një hap interesant që ta zbulojmë sëmundjen pa mjete invazive.

“Ky test mund të përmirësoj dhe të thjeshtëzoj shumë mënyrën se si të zbulohet kanceri i fshikëzës”. Testi quhet UroMuTERT-kurse analizon mutacionet e gjenit TERT.

“Rezultatet tona japin prova për një studim i ardhshëm që të bëhet në njerëz-bazuar në testet urinare të mutacioneve të TERT si biomarkues pa mjete invazive dhe kanceri i fshikëzës të zbulohet më herët”, thotë Dr Md Ismail Hosen, nga Universiteti i Cambridge dhe IARC.

Studimi mori mostra nga 50000, një numër i madh ky. “Studimi është i madh dhe kjo është një mundësi që ne të bëjmë analiza biologjike për të zbuluar shumë më herët kancerin e mundshëm në fshikëz”, thotë profesori Reza Malekzadeg nga Universiteti i Teheranit.

Ekipi tani po kryen studime të tjera për të konfirmuar gjetjet.

“Nëse provohet zbulimi, diagnoza do të bëhet tek individ që kanë mundësi që të preken nga kanceri i fshikëzës e që do të mund të përfitojnë duke mos përdorur kamera dhe se do të lehtësohej shumë më shumë zbulimi i hershëm i kancerit të fshikëzës”, thotë Dr Mahdi Sheikh, shkencëtar në IARC./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme