Edhe një revolucion në botën e mjekësisë. Testi i quajtur cMyC në mënyrë të saktë ka parashikuar sulmin në zemër të 32 pacienteve.
Ai është zhvilluar nga shkencëtarët britanikë dhe ka dyfishin e saktësisë më të madhe se testi me anë të muskujve apo troponin. Kjo bën të mundur që mijëra pacient të dinë gjendjen e zemrës së tyre duke e bërë atë edhe në shtëpi
Një test i shpejt gjaku mund të diagnostikojë se a mund të kenë sulm në zemër brenda 15 minutave pas një zbulimi të ri të bërë kohëve të fundit.
Testi, i cili është zhvilluar nga shkencëtarët britanik, është dyfish më i saktë sa ato ekzistuese dhe përdoreshin nga NHS, ka treguar ky studim.
E rëndësishmja e këtij testi është se mijëra pacient mund të shkojnë në shtëpi pasi ta bëjnë këtë test dhe ta konstatojnë gjendjen e tyre për një orë. Për momentin, pacientët që ankojnë në dhimbje gjoksi duhet të presin pak më gjatë, së paku 3 orë, e deri në një ditë për rezultatet përfundimtare.
Testi jo vetëm që do të lehtësonte pacientët dhe familjet e tyre por do të ulte presionin edhe në spitale, që në to do të kishte krevate më të lira dhe do të kursente miliona dollarë. Hulumtuesit britanik, puna e të cilëve është publikuar në revistën mjekësore “Circulation”, shpresojnë të përhapët në tërë botën për rreth 5 vite.
Hulumtuesi Dr Tom Kaier, kardiolog në Kolegjin King në Londër thotë se “është e rëndësishme që të punohet herët për të zbuluar se kush është i rrezikuar nga sulmi në zemër e kush jo”. “Ne shohim pacient në spital të cilët qëndrojnë për të bërë teste shtesë si rezultat i testeve anormale të gjakut që më shumë është stresuese dhe shumicën e hereve i panevojshëm”.
“Hulumtimi i jonë tregon që testi i ri ka potencial për të siguruar mijëra pacient për këtë gjë me një test të vetëm”. Diku rreth 188 000 njerëz pësojnë sulm në zemër në Britani për çdo vit. Por më shumë se një milion shkojnë në spital me ankesën se kanë dhimbje gjoksi dhe shumica e tyre nuk kanë diçka serioze.
Dr Kaier, i cili është edhe pronar i St Thomas me qendër në Londër, thotë se testi do të kursej rreth 800 000 funte në vit në pranime dhe do të lirojë 2500 krevate për pacientët në nevojë.
Mjekët për momentin duhet të presin se paku tri orë për të bërë diagnozën e një sulmi në zemër të mundshëm dhe ata janë të detyruar për të bërë edhe disa teste të tjera për së paku gjashtë orë për të përcaktuar a është në rrezik ndonjë pacient nga sulmi në zemër.
Testi i gjakut për sulm në zemër që përdoret për momentin NHS– që quhet edhe testi troponin – nuk është përcaktues për shumë pacient, që do të thotë se 85 për qind të tyre duhet të bëjnë skenim me ECG dhe të rrinë gjithmonë në monitorim. Testi i ri, i cili kërkon një proteinë kardiake që quhet myosin proteina C apo cMyC, është më i shpejt, më i ndjeshëm dhe shumë më mirë e përcakton këtë gjë.
Hulumtimin skuadra e ka bërë në dy testet, me troponin dhe cMyC në afërsisht 2000 njerëz që kanë pasur dhimbje gjoksi në spitalet e Zvicrës, Italisë dhe Spanjës.
Testi cMyc ka qenë i saktë në 32 për qind të pacienteve që kanë qenë të rrezikuar nga sulmi në zemër – dy herë më shumë se troponin. Në 15 për qind të rasteve të dy testet kanë pasur shkallë të njëjtë të detektimit të sulmit.
“Hulumtimi është i pari për llojin e cMyc. Ne kemi vërtetuar me fakte që ky test kryen punë jo vetëm për ata që mund të kenë sulm në zemër por edhe për ata të cilët nuk janë të rrezikuar”, thotë profesor Mike Marber nga kolegji “King” në Londër.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës