Testi i gjakut që parashikon sulmin në zemër

01:04 | 22 Prill 2017
Trina Galanxhi

Testet e rregullta të gjakut mund të identifikojnë rrezikun e pacientit për një sulm në zemër deri 15 vjet më heret, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë.

Testi, i cili kushton gjashtë euro, ndërsa rezultati merret brenda 30 minutave, do të ndihmojë mjekët të vërejnë pacientët të cilëve do t’u ndihmojnë barërat apo ndryshime të stilit të jetës për të ruajtur jetën e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 17.3 milionë njerëz në vit vdesin nga një sulm në zemër. Shumë prej këtyre vdekjeve janë shkaktuar nga stili i jetës së pacientëve, duke përfshirë kosnumimin e alkoolit, pirjen e duhanit, dietës dhe stërvitjeve. Pacientët zakonisht nuk reagojnë derisa nuk i ndjejnë shenjat paralajmëruese.

Kur muskuli i zemrës është dëmtuar e lëshon në gjak proteinën e njohur si tropinon. Testi i gjakut tashmë është duke u përdorur në spitalet për diagnostikim të shpejtë për vërtetimin nëse dikush kishte një sulm në zemër. Por një studim i ri i kryer në Universitetin e Edinburgut në Glasgow, sugjeron se testi për troponin mund të përdoret për të zbuluar shenjat e hershme para se dikush të ketë një sulm në zemër dhe të sëmuret nga ndonjëra prej sëmundjeve të zemrës.

Ekipi i cili ka bërë kërkimet thotë se është e nevojshme bërja e disa testeve shtesë në mënyrë që ky lloj testimi të futet në praktikën e rregullt dhe të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm