Një test i ri revolucionar zbulon sëmundjen para paraqitjes së simptomave të saja të para.
Testi është kryer në gjithsej 16 pacientë në Los Anxhelos, por konkludimet konsiderohen si zbulimi më i madh në kërkimin e sëmundjes deri më tash. Rezultatet janë publikuar në revistën JCI Insight, transmeton kp. Alzheimer është sëmundje degjeneruese e trurit dhe tipi më i shpeshtë i demencës.
Gjatë sëmundjes proteinat e dëmshme mblidhen në tru, gjë e cila rezulton me humbjen e lidhjes ndërmjet qelizave të nervave. Kjo çon deri te vdekja e këtyre qelizave dhe humbja e indeve të trurit Aktualisht nuk ka bar kundër sëmundjes Alzheimer, por ekziston një diagnozë e hershme për pacientët.
Diagnoza në mënyrë të hershme të kësaj sëmundjeje nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por diagnoza qind për qind e saktë në tru ka qenë e mundur vetëm pas vdekjes së pacientit. Studimi i ri nga Qendra medicinale Cedars-Sinai, USC, UCLA dhe institute tjera mund të ndihmojnë në diagnozimin me një metodë më të thjeshtë. Ata zbuluan se sëmundja Alzheimer ndikon në rrjetin e syrit ashtu sikur ndikon edhe në tru.
Skanimi i syrit mund të përdoret për zbulimin e shenjave kryesore të sëmundjes para paraqitjes së simptomave të dukshme te pacientët. Ekspertët thonë se zbulimi është njëri prej përparimeve më të mëdha në kërkimet mbi sëmundjen Alzheimer. “Studimi sugjeron se rrjeti i syrit mund të përdoret si burim i besueshëm i diagnozimit të sëmundjes”, ka thënë Maya Koronyo-Hamaoui nga Qendra medicinale Cedars-Sinai.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...