Kompania Quest Diagnostic Inc deklaroi të martën se individët mund të blejnë testimin e antitrupave COVID-19 uebfaqes së saj QuestDirect, pa vizituar fare zyrën e mjekut, por përmes platformës online.
Javën e kaluar, Quest tha se ishte duke filluar shërbimin e testit të anti-trupave kundër COVID-19 për ofruesit e kujdesit shëndetësor që do porosisin në emër të pacientëve dhe tha se pritet të kryejë më shumë se 200,000 teste në ditë nga mesi i majit, shkruan Daily Mail, portali arbresh.info
Quest tha se njerëzit që blejnë testin në internet do të nxiten të caktojnë një takim për dhënie gjaku në një nga 2,200 qendrat e shërbimit të pacientëve në të gjithë SHBA.
Rezultatet e testit do të jenë në dispozicion në portalin e pacientëve të kompanisë MyQuest, brenda dy ditësh pas dhënies së gjakut.
Përmes QuestDirect, individët mund të kërkojnë test dhe ta blejnë atë në internet për 119 dollarë, tha kompania.
Firma nuk ka bërë të ditur nëse testet mund të blihen nga shtetet e tjera./arbresh.info/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...