A e dinit se stresi, pagjumësia dhe ankthi mund te sherohen pa mjekime fale gërhitjes se maces? Ja shpjegimi.
Jean-Yves Gauchet, veteriner nga Toulouse-a, siguron se gërhitja e maces pakëson stresin , dhe ankthin si dhe vepron si një medikament pa efekte dytësore. “Kur organizmi lufton kundër situatave te vështira, si stresi, pagjumësia apo ankthi, gërhitja e maces lëshon dridhje zanore te cilat luajnë rolin e një muzike te lehte” – ka thënë ai.
Macja është ne këtë mënyrë si një violonçel muzika e se cilës ndryshon ne funksion te madhësisë se gjoksit. Gërhitja vjen nga laringu dhe dridhjet janë një shenje qetësimi ne gjuhen e maceve. Ky është sinjali i pare qe macja iu lëshon koteleve, një mirënjohje qe funksionon edhe me maçokun.
Njeriu e merr këtë gërhitje nëpërmjet timpanit, por jo vetëm. Grimcat e Pancini-t, fundet e nervave qe ndodhen ne lëkurë përthithin edhe ato tingullin e gërhitjes me frekuenca 20-50 hertz. Përveç gërhitjes macja është edhe një kafshe shtëpiake qe kërkon te luash me te dhe te qetëson.
Ne Japoni ekzistojnë edhe lokale me mace, ne te cilat klientët shkojnë te qetësohen pas një dite te lodhshme pune./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...