Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë vdekjeprurës, prandaj mjekët sugjerojnë që të bëhet kujdes i madh.
Kjo sëmundje prek një numër të madh të njerëzve në mbarë botën, transmeton portali arbresh.info
Sëmundja e cila njihet si hypertension vë theksin në enët e gjakut dhe organet vitale.
Një dietë e kujdesshme mund të shmangë rreziqet e kësaj sëmundje.
Mësoni se cilat nga ushqimet nuk duhet t’i konsumoni nëse prekeni nga kjo sëmundje.
Fasulet
Fasulet e konservuara mund të mbushen me natrium, të cilat më pas shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut. Nëse ju bleni fasule të konservuara, megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të hequr qafe disa natriumi të tepërt. Para se t’i përgatisni, shpërlani mirë me ujë dhe më pas filloni gatimin. Kjo mënyrë do të heq natriumin e tepërt.
Salcat
Ndërsa ju doni të shijoni shijet e ketchupit dhe majonezës, duhet të kini parasysh se ato shtojnë rrezikun e hipertensionit. Kjo ndodh për shkak se ato nuk përmbajnë vetëm sasi të madhe të kripës, por edhe sasi të madhe të sheqerit.
Alkooli
Edhe pse mund ta konsumoni në sasi të vogël, alkooli përmban rrezik të madh për sëmundjet e zemrës. Pirja e shumtë e alkoolit çon në dehidrim dhe shtim në peshë, të cilat kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut.
Qitro
Përderisa mendojmë se të gjithë frutat janë të shëndetshëm, disa edhe mund të kenë efekte të kundërta. Njerëzit që përdorin medikamente kundër tensionit të lartë, duhet të shmangin qitron pasi ajo ndërvepron direkt me pilulat tuaja dhe në këtë formë dëmton zorrët./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...