Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë.
Le ta nisim me një pyetje shumë të thjeshtë që ndoshta të gjithë dinë të japin një përgjigje. Çfarë është temperatura? Nuk është gjë tjetër veçse rritja e temperaturës së trupit përtej vlerave të saj normale 37.5°. Temperatura te fëmijët e vegjël i frikëson gjithmonë prindërit që shpresojnë të gjejnë çdolloj mënyre për ta ulur atë. Në të vërtetë edhe pse mund të duket paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve.
Temperatura e trupit mund të ndryshojë nga një person te tjetri dhe mbi të gjitha te fëmijët mund të rritet pas sforcimeve, vakteve apo pijeve të ngrohta, ambienteve të ngrohta, djersitjes së madhe, urisë etj. Kjo sepse rritja e temperaturës së trupit, është një mekanizëm fiziologjik me të cilin është i pajisur trupi i njeriut, si mbrojtje. Kur temperatura zgjat më shumë se 24 orë, atëherë nuk është vetëm një ndodhi e momentit.
Temperatura nuk është një sëmundje, është një simptomë edhe shkaqet duhen identifikuar dhe përballuar në mënyrën e duhur. Shkaqet kryesore të temperaturës te fëmijët janë kryesisht infeksionet virale dhe bakteriale. Pothuajse çdolloj infeksioni në trup është në gjendje të shkaktojë temperaturë. Në fillim të shekullit XX, infeksionet ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve.
Për këtë arsye temperatura, simptomë e pranisë së një infeksioni në organizëm, shihej si diçka vërtet e rrezikshme. Kështu, meqenëse nuk mund të ndërhyje për të eliminuar shkaqet, pasi ilaçet (antibiotikët dhe antiviralët) nuk ishin akoma të disponueshëm ndërhyhej mbi simptomën me antipiretikë.
Temperatura, kur duhet ulur
Te të vegjlit nëse i kalon 38,5° dhe fëmija ndien një lloj këputje në të gjithë trupin. Ilaçi i parë është paracetamoli që ekziston në shumë mënyra si suposto, pika, bustina apo shurupi. Ai këshillohet të merret çdo 4-6 orë në varësi të peshës trupore të fëmijës, ndërsa ibuprofeni duhet dhënë çdo 6-8 orë. Zakonisht ilaçi e ul temperaturën pas një ore dhe efikasiteti i tij konsiston në 4-5 orë, dhe jo gjithmonë e çon temperaturën në vlera normale.
Nëse është pak efikas, doza, sipas këshillave të pediatrit mund të rritet ose t’i jepet fëmijës në intervale kohore më të shkurtra (për shembull pas vetëm 4 orësh). Nëse pas dy ose tri dozash antipiretikësh temperatura nuk ulet, fëmija duhet çuar menjëherë te pediatri ose në urgjencë. Banjat me ujë të ftohtë nuk këshillohen fare, ndërsa kompresat e ftohta po. Po sipas mjekëve, termometri nuk duhet vënë kurrë nëse fëmija nuk është i qetë dhe ka qarë për një kohë të gjatë.
Po ashtu as në ambiente shumë të ngrohta apo nëse fëmija është mbuluar shumë. Ambienti ku një fëmijë me temperaturë duhet të qëndrojë duhet të jetë i ajrosur mirë. Po ashtu, fëmija nuk duhet mbuluar më shumë sesa ai kërkon.
Jo gjithmonë për keq
Ashtu siç e thamë në pjesën më të madhe të rasteve, temperatura jep një këputje të përgjithshme të trupit, mungesë energjie dhe një siklet në trup, simptoma që tregojnë për betejën që zhvillohet mes mikrobeve dhe sistemit imunitar. Toksina e kësaj beteje nxirret jashtë përmes urinës.
Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar tregoi se temperatura shërben për të luftuar infeksionin. Bakteret dhe viruset, shtohen shumë në një temperaturë 37°C, por kanë vështirësi të madhe për të mbijetuar nëse temperatura sa vjen e rritet. Temperatura ideale për shtimin e virusit të ftohjes është 33-35 gradë. Mjafton të thithësh për 20 minuta ajër në një temperaturë 45 gradë për të për të përmirësuar simptomat.
Ndërkaq, një studim në “Journal of American Medical Association” ka treguar se aspirina, që ul temperaturën dhe inflamacionin, rrit shtimin e viruseve. Por përveçse pengon shtimin e viruseve, temperatura ka edhe një sërë avantazhesh të tjera: ajo bën që limfocitet, ushtarët e sistemit tonë imunitar të lëvizin më lehtësisht në inde dhe rrit kapacitetin e tyre për të vrarë mikroorganizmat. Ajo rrit prodhimin e interferonit, një antiviral natyral.
Dhe jo vetëm kaq: gjatë një infeksioni, alternohen parametrat e shumë ushqyesve: për shembull reduktohet hekuri në gjak për shkak të interleukinave./arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...