Çdo herë që jeni në kontakt me telefonin tuaj, kujtohuni se keni të bëni drejtëpërdrejtë me baktere.
Prekja e telefonit në çdo rast, ka 18 herë më shumë baktere sesa butoni i shkarkimit të tualetit.
Telefoni celular është ideal për përhapjen e bakterieve të dëmshme në trup, si Salmonella dhe Escherichia coli. Për t’i qëndruar sa më larg këtyre bakterieve do ishte mirë që në të ardhmen të kishte celularë të cilët mund të komandohen me fjalë, vetëm në këtë mënyrë do t’i qëndronim larg këtij rreziku të lartë.
Studimi i kryer disa kohë më parë nga një anglez, për mbrojtjen e konsumatorit, ka bërë me dije se telefonat celularë kanë deri në 39 herë nivelin e “pranueshëm” të baktereve dhe deri në 170 herë nivel maksimal të baktereve të rrezikshmeve.
Prania e mikroorganizmave të ndryshme nëpër celularë bën që të shkaktohen dhe sëmundje të rrezikshme të cilat vijnë si shkak i mungesës së higjenës.
Gjatë këtij studimi të realizuar në Britaninë e Madhe, ka rezultuar që një prej telefonave celularë kishte nivele të larta të bakterieve të cilat mund të shkaktojnë një dhimbje të rëndë në stomak, ndaj është e nevojshme që të sterilizohen me patjetër.
Baketeret më të përhapura nga telefoni janë Salmonella (infeksione që gjenden kudo) dhe Escherichia coli (një lloj bakteri me variante të ndryshme i cili jeton në zorrët e njeriut dhe të kafshëve) të cilat lidhen me problemet në zorrë dhe si me helmime të ndryshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...