Dieta e gabuar ushqimore, ishte përgjegjëse në vitin 2017 për 10.9 milionë vdekje , 22 %e të gjitha vdekjeve të njerëzve të rritur, sepse është në origjinë të 3 shkaqeve të rëndësishme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare (9.497.300 vdekje), nga kanceri (913.100 vdekje), dhe diabeti (338.700).
Konsumi i ushqimeve të gabuara dhe të papërshtatshme, të varfra në vlera të shëndetshme, dhe me shumë elementë të pashëndetshëm, shkakton më shumë vdekje se sa pirja e një cigareje, presioni i lartë i gjakut, dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm globalë të rrezikut shëndetësor. Çdo vit, një në pesë vdekje i atribuohet konsumit të pamjaftueshëm të ushqimeve të shëndetshme, ose konsumim të tepërt të ushqimeve të pashëndetshme, sikurse janë pijet me sheqer, ushqimet shumë të kripura, dhe mishrat e kuq, ose të përpunuar. Kjo është përmbledhja e analizës më të saktë të kryer deri më tani, mbi efektet e zakoneve të ngrënies, në fillimin e sëmundjeve kronike, pa marrë parasysh faktorin “peshë”: domethënë, pavarësisht faktit, nëse ata që hanë keq janë mbipeshë apo jo. Studimi, i nënshkruar nga më shumë se 130 shkencëtarë nga 40 vende, u botua në revistën mjekësore prestigjioze “The Lancet”.
DIETA E PËRSOSUR USHQIMORE? NJË MIRAZH
Asnjë rajon i botës nuk është i përsosur, dhe secili favorizon një përbërës apo një tjetër të një diete të shëndetshme, dhe në secilën prej tyre mungon diçka. Megjithatë, hulumtimi është një përpjekje për të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërmjet ushqimit dhe shëndetit, pavarësisht nga vendi i origjinës, gjinia, mosha dhe kushtet socio-ekonomike, edhe pse faktori ekonomik është i rëndësishëm mbi mundësinë e ndjekjes ose jo të një diete të caktuar ushqimore, që të jetë jo vetëm e duhura, por në shumë raste edhe e mjaftueshme për të mbijetuar.
Kërkuesit analizuan Studimin e Barrës Botërore të Sëmundjeve, vlerësimi më i plotë i shkaqeve kryesore të vdekjeve në botë, për të vlerësuar se sa shpesh zakonet e të ngrënit në vende të ndryshme të botës, po e reduktojnë jetëgjatësinë e njerëzve. Dieta e gabuar ushqimore ishte përgjegjëse në vitin 2017 për 10.9 milionë vdekje , 22 %e të gjitha vdekjeve të njerëzve të rritur, sepse është në origjinë të 3 shkaqeve të rëndësishme të vdekjes: sëmundjet kardiovaskulare (9.497.300 vdekje), nga kanceri (913.100 vdekje), dhe diabeti (338.700).
MË PAK VITE TË SHËNDETSHME
Sa për krahasim, duhani shkaktoi të njëjtin vit 8 milionë vdekje, dhe presioni i lartë i gjakut 10.4 milionë vdekje. Dieta jo e shëndetshme, shkaktoi në total 255 milionë vite jetë me problem shëndetësore, ose siç përkufizohet shkurtimisht DALY (pritshmëria totale e jetës me një aftësi të kufizuar): një indeks i rëndësisë globale të një sëmundjeje, e cila vlerëson vitet e humbura të jetës së një njeriu, për shkak të aftësisë së kufizuar, ose vdekjen e parakohshme. Në praktikë, 16 për qind e popullsisë DALY, varet nga dieta e gabuar.
ÇFARË BËN DËM?
Faktorët ushqimorë që ndikojnë më shumë në shëndetin tonë, janë konsumi i pamjaftueshëm i drithërave integrale, mungesa e frutave, dhe konsumimi i lartë i natriumit: ndërsa kripa ka një efekt negativ në shëndetin kardiovaskular, drithërat integrale, frutat dhe perimet janë kardio-protektive. Këtu faji është edhe i konsumit të tepërt të mishit të kuq apo të përpunuar, konsumi me bollëk i e pijeve me sheqer dhe yndyrna shtazore, si dhe nivelet e pakta të konsumit të frutave të thata dhe farave (që mungojnë shumë në shumicën e dietave), që janë të pasur me fibra bimore dhe omega-3 (yndyrnat “e mira”, që janë të pranishme tek peshku).
Mes 20 vendeve më të populluara, Egjipti ka indekset më të larta të vdekjeve të lidhura me mënyrën e ushqyerjes (552 vdekje për 100.000 banorë) dhe Japonia më të ulëtin (97 vdekje për 100.000 banorë). Edhe vendet e zonës së Mesdheut, si Italia, Franca dhe Spanja, renditen mes vendeve më pak të rrezikuara (nga 0 në 50 vdekje për shkak të dietës së papërshtatshme ushqimore në 100.000 banorë).
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...