Gjithmonë në pranverë, qindra njerëz i drejtohet mediave sociale ku kërkojnë të marrin informata më shumë për çlodhjen e syve, kruarjen, teshtimën dhe kollitjen e pakontrollueshme.
Alergjitë sezonale prekin rreth 36 milionë amerikanë, dhe shumë mjekë kanë konstatuar se kjo gjendje ndikon edhe në gjendjen shpirtërore, transmeton portali arbresh.info
Te disa njerëz, bezdisjet e tilla janë më serioze.
Hulumtimet kanë treguar se rreth 50 përqind e njerëzve që vuajnë nga këto pasoja ka gjasa të kalojnë në gjendje depresive.
Dr. Paul Marshal nga Universiteti Mjekësor i Minneapolisit, ka theksuar se alergjia e pranverës i bën njerëzit të jenë më nostalgjik, letargjik dhe të lodhur.
“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se alergjia e pranverës ndikon edhe në gjendjen shpirtërore”, tha Marshall.
Ai ka theksuar se jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë janë depresivë, por ka shtuar se alergjia ka gjasa të rrisë nivelin e depresionit te njerëzit./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...