Të shtosh vitet e jetës pothuaj dyfish, është kaq e thjeshtë

14:40 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

5-7 porcione fruta -perime në ditë përgjysmojnë rrezikun e vdekjes nga çfarëdolloj shkaku:

Këto janë rezultate të cilat përforcohen gjithnjë e më shumë nga vëzhgimet afatgjata mbi konsumin e zarzavateve dhe frutave në shëndetin e popullatave. Ja se çfarë thonë ato. 7 porcione perime – fruta në ditë mundet që:
Të ulin me 42% rrezikun e vdekjes nga të gjitha arsyet

Të ulin 32% rrezikun e infarktit dhe hemoragjisë cerebrale

Të ulin 25% rrezikun e kancerit

Zarzavatet janë më të afta në këtë punë sesa frutat.

Që të përfitoni më shumë nga perimet konsumojini ato të freskëta ose pak të ziera, nganjëherë të fermentuara si turshitë ose edhe te sapo mbira në formë filizash shkruan Shëndeti.

Që të jeni në rregull me këto rekomandime, mjafton të konsumoni çdo ditë 2 sallata të bollshme me:

Brokoli, spinaq, qepe, hudhra, qepë, sallatë jeshile, lakër të kuqe, domate, speca etj.

Gatime me salcë domatesh të freskëta, qepë, hudhra dhe erëza.

1 herë në ditë lëngje frutash të përzier me zarzavate si panxhar, spinaq, rrepa.

Çdo ditë 3 fruta të ndryshme të stinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme