Google ADS

Të rinjtë që konsumojnë drogë, të prirur ndaj vetëvrasjeve

17:17 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Adoleshentët që rregullisht konsumojnë drogë dhe alkool kanë më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje në të 20-at e tyre, tregojnë hulumtimet e fundit, shkruan Daily Mail.

Ata që pranohen në spital me lëndime që lidhen me alkoolin apo drogën përballen me një rrezik 5 herë më të madh për të vrarë vetën.

Kjo u krahasua me njerëzit të cilët plagosën në dëmtime standarde.

Profesor David Cottrell, në Universitetin e Leeds-it, i cili ishte i përfshirë në studim, paralajmëroi se Shërbimet Nacionale të Shëndetësisë mund të bëjnë më shumë për të ndihmuar këta të rinj.

Ai tha: “Mjekët nuk e kanë vlerësuar plotësisht rrezikun me të cilin ballafaqohen fëmijët dhe të rinjtë që vijnë në departamentet e emergjencave të spitaleve e që kanë pësuar një dëmtim lidhur produktet në fjalë”.

Të ngjashme