Sa kafeinë konsumojmë dhe nëse kafeja është e mirë apo e keqe për shëndetin tonë është një fushë që shkakton shumë debat.
Por, më në fund një grup ekspertësh kanë ardhur në përfundimin që varësia jonë ndaj kafeinës mund të mos jetë aq e keqe për neve sikurse kemi menduar, transmeton portali arbresh.info.
Pas shqyrtimit të më shumë se 740 studimeve, shkencëtarët nga Instituti i Shkencave Ndërkombëtare të Jetës (ILSI) zbuluan se pirja e kafes tuaj çdo ditë nuk sjell rrezik për shëndetin tuaj.
Të dhënat treguan se konsumimi i 400 mg kafeinë – ekuivalenti me katër gota – ishte i sigurt për të rriturit për aq kohë sa kjo sasi nuk tejkalohet rregullisht.
Në mënyrë të ngjashme, ajo gjeti se gratë shtatzëna mund të pinë 300 mg pa asnjë efekt të dëmshëm ndërkohë që është e sigurt për fëmijët të konsumojnë 2.5 mg në ditë.
Studimi i SHBA-së shqyrtoi pesë efektet e kafeinës në shëndet, përfshirë toksicitetin akut, kockat, zemrën, trurin dhe sistemin riprodhues.
Megjithatë, me llojshmërinë e ndryshme të sasisë së kafesë së shitur në baza ditore mund të jetë më e madhe sesa ne mendojmë.
Në mënyrë të ngjashme, është gjithashtu e rëndësishme të dini se mallra të tjera përmbajnë kafeinë, përfshirë çajin, çokollatën e errët, disa pije të buta dhe madje disa ilaçe./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...