Të përzierat, dhembja e kokës, konfuzioni… Si të dimë që kemi pirë shumë ujë?

08:37 | 18 Shkurt 2021
Arbresh.info

E dimë të gjithë shumë mirë që uji na është i domosdoshëm, mirëpo a e dini që me pirjen e ujit mundeni edhe ta teproni?

Uji na ndihmon të ruajmë temperaturën e trupit, të krijojmë pështymë dhe të qarkullojmë lëndë ushqyese.

Mirëpo, pirja e tepërt e ujit, p.sh., një litër brenda një ore, mund të çojë deri në një sërë kundërshtish.

Është një gjendje e cila quhet hiponatremia, është gjendje tejet serioze e shkaktuar nga tepria e ujit, në raste të rralla edhe fatale.

Pra, maturia dhe dëgjimi i trupit tuaj është thelbësore, transmeton telegrafi.

1. Të përzierat

Kur ne konsumojmë shumë ujë, qelizat në trurin tonë mund të fillojnë të fryhen. Kjo rrit presionin në kokë. Kjo rrit presionin në tru, shfaqen të përzierat dhe vjellja.

2. Duart dhe këmbët e fryra

Një sasi e madhe uji, e kombinuar me ushqime shumë të kripura, mund të çojë në mbajtjen e ujit, të njohur si edemë. Në këtë rast, niveli i natriumit në trupin tonë është shumë i lartë dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje.

3. Barku i fryrë

Nëse pini shumë ujë mund të ndieni fryrje stomaku sikur të kishit ngrënë disa vakte të mëdha. Gjithashtu, nëse pini ujë shpejt, mund të merrni shumë ajër dhe kjo krijon një ndjenjë të ngopjes, por kjo është, sigurisht, e gjitha vetëm e përkohshme, ndjenja do të kalojë shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme