Të ngrënit e frutave dhe perimeve zgjat jetën

13:57 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info
Të ngrënit e shumë frutave dhe perimeve – dhjetë porcione në ditë – mund të zgjasë jetën.

Një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës thotë se të ngrënit e tillë mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Studimi po ashtu identifikon fruta dhe perime të veçanta që reduktojnë rrezikun e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës.

Këtu bëjnë pjesë: spinaqi, speci, lulelakra, pastaj molla, dardha, portokalli, limoni e të tjera.

Konstatimet janë nxjerrë duke bërë bashkë të dhënat e 95 studimeve të veçanta, që përfshijnë zakonet e të ushqyerit të 2 milionë njerëzve.

“Frutat dhe perimet ulin nivelin e kolesterolit, shtypjen e gjakut dhe forcojnë shëndetin e enëve tona të gjakut dhe sistemin imunitar”, tha dr Dagfinn Aune, një nga hulumtuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme