Të ndihesh i lodhur gjatë gjithë kohës është një sëmundje

07:27 | 14 Mars 2019
Arbresh.info

Sindroma e lodhjes kronike në thelbin e saj është një çrregullim që e bën një person të ndihet jashtëzakonisht të lodhur.

Shkaqet mbeten të paqarta, dhe simptomat që lidhen me këtë çrregullim nuk ikin dhe nqs bën një pushim të gjatë. Klinika “Mayo” shpjegon se lodhja kronike karakterizohet edhe nga mosfunksionimi i një gjendje tjetër mjekësore.Nuk ekziston një test për ta konfirmuar një diagnozë.

Mjekët gjithashtu nuk janë të sigurt se çfarë shkakton këtë sindromë, edhe pse shumë mendojnë se mund të jetë një kombinim faktorësh. Ata gjithashtu besojnë se sindroma e lodhjes kronike mund të fillojë pas një sëmundjeje virale ose një traume të madhe fizike ose emocionale.

Simptomat:

Ekzistojnë disa simptoma si – Përtesa e madhe, – Shterimi mendor dhe fizik që nuk përmirësohet nga pushimi,- ndjeshmëri emoocionale si dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës -Mungesë fokusimi,- Vështirësi në kujtesë, -Dhimbje fyti, dhimbje koke.

Trajtimi:

Meqenëse mjekët nuk e dinë se çfarë e shkakton lodhjen kronike, ata nuk mund ta kurojnë atë. Megjithatë, ju mund të trajtoni simptomat e sindromës kronike të lodhjes. Trajtimet mund të përfshijnë:

Ilaçe kundër depresionit. Shumë herë njerëzit që kanë këtë çrregullim janë gjithashtu në depresion, kështu që trajtimi i depresionit mund të ndihmojë me disa nga problemet që vijnë së bashku me sëmundjen.

Ilaçe gjumi. Ndonjëherë gjumi mund të jetë një problem, kështu që mjeku juaj mund të përshkruajë disa pilula gjumi.

Terapi: Klinika “Mayo” shpjegon se disa nga trajtimet më të mira janë një kombinim i stërvitjes së lehtë dhe këshillimit psikologjik. Në lidhje me mjekun tuaj ose instruktorin, mund të krijoni një regjim të personalizuar të stërvitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme