Të mirat shëndetësore të lëngut të selinos, mit apo e vërtët?!

22:37 | 13 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Ngjan shumë e thjeshtë, një gotë lëng selino në mëngjes në stomakun bosh dhe shumë shpejt do të merrni të gjitha përfitimet shëndetësore.

Në një kërkim për #CeleryJuice në Instagram, shfaqen mbi 35 mijë postime, duke përfshirë të gjitha variacioniet në hashtag.

Disa përdorues të medias sociale thonë se pirja e lëngut të selinos ka shëruar ata nga problemet e shëndetit mendot dhe infertiliteti, transmeton portali arbresh.info

Të tjerët vlerësojnë se ajo mund të shërojë të prekurit me ekzemë.

Me një fjalë, tregime për shërimet që sjell ky lëng janë të shumta.

Por sa janë të vërteta këto?

“Nuk është ndonjë befasi që dikush me influencë të përmendte këtë në mënyrë që të merrte më shumë vëmendje”, tha Lisa Drayer, një dieotologe për CNN.

Sipas saj lëngu i selinos ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe luan rol të rëndësishëm në reduktimin e inflamacionit në tru ose në humbjen e memories.

Selino përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe K.

“Një kërcell 5 inç ka vetëm tre kalori, kështu që është shumë e ulët. Por duke e kthyer atë në lëng edhe mund të ndryshojë vlerat”, tha ajo.

“Gjithmonë duhet të përqendrohemi te perimet dhe frutet që kanë sasi të konsiderushme të sheqerit, karbohidrateve dhe kalorive”, tha ajo. Sipas saj një filxhan me lëng të selinos ka 42 kalori.

Selino zakonisht rekomandohet për njerëzit që duan të humbasin peshë.

“Lëngu i selinos heq fibrat e dobishme që ju ndihmon të ndiheni më të plotë dhe përmison shëndetin e zorrëve dhe ushqen bakteret shëndetësore në zorrën tuaj”, tha një tjetër dietologe Malina Malkani.

Megjithesë ajo pranin se ka disa përfitime shëndetësore në të ngrënë, ajo pranon se nuk ka prova që selino të ketë vlera ushqyese si lëng.

“Nuk ka shumë prova shkencore që mbështesin se lëngu i selinos ka vlera të larta ushqyese”, tha ajo. “Në përgjithësi, në dietat moderne ngjan e mirë për të qenë e vertëte”, shtoi ajo.

Të dy dietologët besojnë se pirja e lëngut të selinos nuk është problematike, por ato theksojnë se ky lëng nuk bën ndonjë mrekulli në shërimin e sëmundjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme