Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten.
Halat e freskëta të bredhit lëshojnë një lëng të lehtë me shije të ngjashme me atë të limonit, ndërsa ato të bredhit të vjetër do të lëshojnë një lëng më të fortë, paksa më të hidhur dhe të plotë, shkruan “AgroWeb”.
AgroWeb.org këshillon që zgjedhja më e mirë është ajo e mbledhjes së halave sa më të gjelbra të mundshme, pasi ato janë më të freskëtat.
Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten.
Halat e freskëta, sythat e boçeve dhe degët e bredhit të bardhë ose atij të zi, të dy të gjendur në Shqipëri, së bashku kanë funksione bimore, madje përdorimet e tyre arrijnë deri aty sa të përdoren edhe në fermentimin e birrave artizanale.
Gonxhet e freskëta të halave të bredhit kanë ngjyrën më të bukur. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ato kanë një nivele të jashtëzakonshme të përmbajtjes së vitaminës C.
Nëse i thani ose i ruani në ngrirje, këto gjethe halore do t’ju japin vitaminën e nevojshme dhe do të luftojnë inflamacionet në organizëm.
Gjethet halore përmbajnë karotenoidë dhe janë të pasur me minerale si kaliumi dhe magnezi. Që në kohërat e lashta, këto maja të mprehta të gjelbra janë përdorur për largimin e kollës dhe shërimin e fytit, sidomos gjatë periudhës së dimrit.
Gjilpërat e gjelbra kanë shumë klorofil që ndihmon në shërimin e plagëve, mbajnë nën kontroll oreksin, dhe transporton oksigjenin në qeliza.
Klorofili neutralizon radikalet e lira, mban sheqerin në gjak nën kontroll, përshpejton shërimin e plagëve dhe izolon metalet helmuese në organizëm.
Si të përgatisësh çajin nga haloret e bredhit
Merrni disa degëza nga bredhat, nga ato të rejat dhe të sapoçelurat ose nga degët më të vjetra nëse doni, shkëputini halat dhe lajini mirë me ujë të rrjedhshëm.
Më pas gjethet halore nga pjesa e majës së degëzimeve, që është edhe pjesa më e mirë për t’u përdorur në përgatitjen e çajit.
Këto gjethe halore – copëtojini dhe shtypini mirë. Shtypja jo vetëm që do të aktivizojë vlerat e thella të bredhit, por edhe do ta lehtësojë përthithjen e substancave mirëbërëse.
Më pas masën e përftuar e ndani dhe e vendosni nëpër filxhanë.
Shtoni nëpër filxhanë ujin e valuar nga çajniku dhe çaji me gjethet halore të bredhit do të jetë gati.
Shtoni mjaltë të mirë dhe disa pika limon që ta ktheni shijen e çajit të bredhit më afër çajrave, të cilat i konsumoni rregullisht./agroweb/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...