Pavarësisht moshës, kur thonë që vallëzimi është argëtues, duhet të dini se nuk është vetëm argëtimi që përfitojmë nga ai.
Vallëzimi sjell përfitime të panumërta shëndetësore, si fizike, mendore dhe emocionale, transmeton portal arbresh.info
Për të përmendur disa, ekspertët kanë renditur përfitimet kryesore që ofron vallëzimi.
Shëndeti i zemrës
Vallëzimi është mënyra më e mirë për të përmisuar shëndetin e zemrës, pasi i bën më të qëndrueshme rrahjet e zemrës dhe redukton rrezikun e sulmit në zemër. Kur vallëzoni, është njejtë sikurse të bëni ushtrime.
Fleksibiliteti
Të kesh nyje dhe muskuj fleksibil ndihmon në të qëndruarit larg të dëmtimit të eshtrave në jetën e përditshme. Vallëzimi ju bën fleksibil, gjë që parandalon ngurtësimin që ju ndalon të kryeni disa gjëra në aktivitetet tuaja të përditshme që trupi juaj do të dëshironte të bënte.
Balancimi
Nëse filloni të vallëzoni që në moshë të re, nuk do të keni probleme me balancim dhe do të mund të ecni normalisht edhe me kalimin e moshës. Kjo ndodh për shkak se vallëzimi ndihmon në ruajtjen e stabillitetit dhe ruajtjen e balancit të trupit.
Parandalon sëmundjet mendore
Vallëzimi rrit kujtesën dhe parandalon sëmundjet mendore. Vallëzimi konsiderohet si forma e shkëlqyer për të mbajtur mendjen e shëndoshë, pasi rrit fokusin dhe forcon kujtesën për shkak të lëvizjeve që bëni gjatë vallëzimit.
Largon stresin
Vallëzimi është një qetësues i mahnitëshëm. Nëse ndiheni keq dhe të stresuar, përpiquni që të vallëzoni. Nuk është e thënë të jeni vallëtar, mjafton pak muzikë dhe disa lëvizje dhe do të shikoni që stresi do të jetë larg jush.
Zvogëlon kolesterolin e keq
Vallëzimi ndihmon në kontrollin e lipideve që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Vallëzimi që përfshin angazhim të lartë si mendor, ashtu edhe fizik, besohet se është shumë efektiv në uljen e niveleve të kolesterolit./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...