Portokalli është një nga frutat më të konsumuara.
Nëse nuk doni të konsumoni portokallin vetëm si frut, ju mund të bëni lëngje frutash, sallata dhe shumë kombinime të tjera.
Por a i dini përfitimet e konsumimit të këtij fruti?
Më poshtë gjeni disa të mira që i ofroni organizmit tuaj nëse konsumoni një portokall në ditë, transmeton Klan Kosova.
Përmirëson sistemin imunitar
Për shkak të pranisë së vitaminës C dhe nxitjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut në trup, portokalli e forcon sistemin imunitar.
Parandalon kancerin
Portokajt përmbajnë vitaminë C e cila vepron si një antioksidant dhe vitaminë D që parandalon zhvillimin e kancereve të caktuara (në lëkurë, gji, mushkëri dhe zorrë të trashë).
Për shkak të pranisë së lartë të kaliumit, konsumimi i portokajve pengon zhvillimin e shumë llojeve të kancerit.
Ul nivelin e kolesterolit
Një nga flavonoidet më të rëndësishme që gjenden në portokall është hesperidini që ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.
Parandalon inflamacionin
Fruti i portokallit ka veti anti-inflamatore që ndihmon për muskujt dhe nyjet e ngurta.
E bën lëkurën e shkëlqyeshme
Antioksidantët që gjenden në portokaj mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes.
Parandalon kapsllëkun
Fibrat dietike që gjenden në portokaj parandalojnë kapsllëkun.
Ndihmon në zhvillimin e trurit
Portokajt janë një burim i mirë i acidit folik që ndihmon në funksionimin e trurit. Nëse jeni shtatzënë, ju duhet të konsumoni portokaj çdo ditë sepse kështu përmirësoni shëndetin tuaj dhe të foshnjes. /Klan Kosova/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së