Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës.
Gjithashtu janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.
“Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje”, thotë dr. Janet Bond Brill.
Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca, ato përmbajnë një sërë vlerash ushqyese si; kolesterol: 0 mg, natrium: 854 mg, karbohidrate: 33 g, fibër diete: 9 g, sheqerna: 9 g dhe proteina: 12 g.
Për një recetë të zakonshme nevojitet; 2 speca jeshilë për mbushje, të copëtuar, 1 filxhan me qepë të copëtuar, 3 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 konservë me fasule të zeza (ua kemi hequr ujin), 1 konservë me fasule të kuqe (ua kemi hequr ujin),m 1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës), 2 kanaçe me domate të copëtuara, 1 filxhan me misër të ngrirë, 1 kanaçe me speca jeshilë të copëtuar dhe 1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur.
Për të realizuar këtë recetë në fillim në një tenxhere të madhe hedhim specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjarr të mesëm për rreth 5 minuta. Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjarri dhe mund t’i shërbeni me oriz kafe.
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit