Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Turqisë, të hënën do të fillojë java e shëndetësisë së Turqisë në Republikën e Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 26 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe, ekspertët me eminentë të shëndetësisë nga Turqia, bashkë me ekipet nga QKUK , do të ndihmojnë në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.
Sipas një njoftimi të QKUK-së, hapja solemne do të bëhet 20 shkurt të hënën në ora 9:00 në Amfiteatrin e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, me pjesëmarrje të ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Kadir Hyseini, zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së.
Ekspertët nga Turqia, të cilët po ashtu, pritet të sjellin edhe disa pajisje dhe material shpenzues , me qëllim të mbështetjes së shëndetësisë kosovare, ata do të zhvillojnë edhe ligjërata, seminare dhe diskutime të niveleve profesionale shëndetësore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...